Manchester City fiton Kupën e Federatës

Manchester City arrin të fitojë pa shumë vështirësi në Kupën e Federatës, duke mposhtur 4-2 skuadrën e divizionit të dytë, Scunthorpe në ndeshjen e parë. City, që luajti edhe derbin me Manchester United për gjysëmfinalen e parë të Kupës së Ligës të mërkurën, kishte përfshirë në formacion edhe brazilianin Robinho, për të cilin kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit me anglezët.
Petrov shënoi golin e parë për skuadrën e Mancinit, ndërsa mës pas
Onuoha dhe Sylvinho shtuan avantazhin e City, pas barazimit të
përkohshëm të Hayes. Në fund lavdi edhe për Robinhon, që shënon golin e
katërt, e ndoshta të fundit me fanellën e Manchester City. Fitore edhe
për Chelsea, Fulham dhe Aston Villa, ndërsa surprizë ishte humbja e
Arsenal 3-1 përballë Stoke City.
Eno Skarço