E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi në Prishtinë

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 11:15

Ndeshja ndërmjet Bambit dhe Bashkimit, që zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, do ta hapë xhiron e trembëdhjetë të BKT-Superligës së Kosovës në basketboll.

Ekipi nga veriu i Mitrovicës do të mundohet ta shënojë fitoren e radhës ndaj ekipit prizrenas, pas fitores së rëndësishme që e shënoi në mesjavën që lamë pas si mysafir i Pejës. Njëherësh, Bambi do të jetë kundërshtar mjaftë i fortë për Bashkimin, i cili sivjet po zhgënjen me rezultate.

Ndërsa të dielën zhvillohen tri takime tjera të kësaj xhiroje. Derbi luhet në kryeqytet ku takohen rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Peja. Kjo e fundit do të mundohet t’u kthehet fitoreve pas humbjes që e pësoi në shtëpi nga Bambi.
Por, verdhezinjtë nuk do ta kenë aspak lehtë, pasi Sigal Prishtina është në formë të shkëlqyeshme. Prishtinasit do të përpiqen ta shënojnë fitoren e dymbëdhjetë rresht në këtë stinor.

Po në kryeqytet, Kolegji EuroSport do të takohet me Mitrovicën, derisa në Vushtrri, Trepça do të përpiqet t’u kthehet fitoreve në duel me Kosovën.

BKT-Superliga – Xhiroja e 13-të

E shtunë
Bambi – Bashkimi17:00

E diel
K. EuroSport – Mitrovica19:30
Kosova – Trepça18:00
S. Prishtina – Peja17:15

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›