Derbi pa fitues

Flamurtari – Trepça 1:1
Ndeshja derbi e xhiros së 20 e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, e zhvilluar të dielën në kryeqytet ndërmjet Flamurtarit e Trepçës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1.
Kuqezinjtë nga kryeqyteti kanë kaluar të parët në avantazh prej 1:0, në minutën e 26 të takimit, me golin që e ka shënuar Labinot Jetullahu me një gjuajtje të fortë. Me këtë rezultat edhe ka përfunduar pjesa e parë, derisa gjysmëlojën e dytë Trepça e filloi duke bërë përpjekje që ta shënojë golin e barazimit.
Këtë qëllim mitrovicasit e arritën në minutën e 75-të të ndeshjes, kur Florent Haziri shënoi gol nga një pozitë e vështirë për t’i barazuar shifrat në 1:1. Me këtë barazim nuk ishin të kënaqur asnjëra palë, andaj të dyja ekipet bënë përpjekje për ta shënuar golin e fitores, por nuk ia dilnin t’i konkretizonin rastet dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.
Vëllaznimi – Prishtina 2:1
Vëllaznimi ka fituar tri pikë të arta në luftën e tij për mbijetesë, pasi e ka mposhtur në Gjakovë Prishtinën me rezultat 2:1, takim ky që u karakterizua me shumë ndërprerje dhe me ngritje të tensioneve.
Skuadra nga kryeqyteti ka kaluar e para në avantazh prej 0:1 në minutën e 44-t, kur Suad Saliagiq realizoi gol me volej. Në pjesën e dytë të ndeshjes, gjakovarët filluan të sulmonin me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin dhe këtë synim kuqezinjtë e arritën në minutën e 52-të, kur Robert Gjeraj shënoi gol nga penaltia për rezultat 1:1.
Vendasit kaluan në avantazh prej 2:1 në minutën e 57 me golin që e shënoi Alban Dylazeka.
Mirëpo, ky gol u kontestua nga prishtinasit, të cilët protestuan fuqishëm te gjyqtarët e takimit. Bardhekaltrit mohonin që portieri i tyre ta kishte kaluar vijën fundore të portës me top në dorë, derisa gjyqtarët e pranuan këtë gol.
Pas këtij goli, vazhdimi i ndeshjes u shty për disa minuta, pasi tifozët gjakovarë hidhnin gjësende të ndryshme në fushë dhe për paksa policia nuk i largoi shikuesit nga stadiumi, derisa nuk mungonin as fërkimet në mesin e futbollistëve në fushë.
Megjithatë, ndeshja vazhdoi, por sulmeve të pareshtura të mysafirëve mirë u kundërvihej mbrojtja kuqezi, e cila nuk lejoi barazimin e rezultatit. Kjo fitore nxori ekipin gjakovar nga pozita e fundit e tabelës.
Ferizaj – Kosova (V) 1:0
Ferizaj ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror, pasi e ka mposhtur ekipin e rrezikuar, Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat minimal, 1:0. Golin e fitores për ekipin vendas e ka shënuar Avdyl Haliti në minutën e 58 të takimit. Kjo është disfata e parë e vushtrriasve në pjesën e dytë të kampionatit.
KEK-u – Lira 1:2
Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Lirës së Prizrenit ka përfunduar me rezultat 1:2, për ekipin mysafir. Lira ka kaluar e para në avantazh prej 0:1 në minutën e 25-të me golin që e ka shënuar Fitim Krusha. Bardhezinjtë e kanë shtuar avantazhin në 0:2 në minutën e 63-të me golin që e ka realizuar Uliks Emra. Ndërsa, KEK-u e ka ngushtuar epërsinë e ekipit prizrenas në 1:2, në minutën e 70 nëpërmjet Naim Kodraliut.
Besa – Gjilani 2:0
Gjilani është rrezikuar edhe më tej për të rënë nga Superliga, pasi është mposhtur në Pejë nga Besa me rezultat 2:0. Skuadra pretenduese për titull të kampionit ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 32-të me golin që e ka shënuar Granit Çekaj. I njëjti futbollist e ka shënuar edhe golin e dytë të tij në këtë takim në minutën e 80 për rezultat përfundimtar, 2:0. Me këtë disfatë gjilanasit kanë zbritur në vendin e funtit të tabelës së klasifikimit.
Superliga – xhiroja XX
Tabela ND GD PI
1. Trepça 20 14 37
2. Hysi 20 9 32
3. Besa 20 8 32
4. Flamurtari 20 4 32
5. Liria 20 8 31
6. KEK-u 20 11 30
7. Ferizaj 20 -2 28
8. Prishtina 20 -3 26
9. Drenica 20 -15 25
10. Kosova (V)20 -12 20
11. Vëllaznimi 20 -10 18
12. Gjilani 20 -15 17