E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker-Alonso, buzëqeshje kortezie

Incidenti

I kanë shkuar njëri-tjetrit pranë, janë prekur dhe kanë folur. Dhe duke parë emrat, një gjë e tillë përbën shumë lajm. Ata janë Alonso e Shumaker. Më i vjetri ka filluar të ngacmojë të riun që të shtunën, sepse “Më ka ngadalësuar në xhiron e shpejtë”. Dhe dje në start, Fernando e merr shumë gjerë, prek Batënin, duke u kthyer, godet edhe të varfrin Mikael. I varfri Mikael nuk ka humbur rastin për t’ia vënë në dukje këtë spanjollit. Ku? Në ringun e fundit të garës (ku është hapësira e dedikuar për intervista televizive), me Shumin që kap Alonson dhe (me buzëqeshje, sigurisht) i thotë diçka me një italishte perfekte: “Dje dhe sot, eh??”. Pastaj shpjegon, gjithnjë me një buzëqeshje, të cilën disa vite më parë nuk do ta kishte pasur: “Dje më ngadalësove, sot më godite...!”. Përgjigjja: Alonso, që ngre supet paksa i ngushëlluar dhe hap krahët. Larg polemikave, por është përballja e parë jashtë pistës mes dy peshave të rënda.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›