E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille fiton Kupën e Ligës

Olympique Marseille përfundoi pritjen 17-vjeçare për trofe të shtunën mbrëma, duke mposhtur Bordeaux 3-1 në finalen e Kupës së Ligës. “Është gëzim i madh për të gjithë. Janë emocione të fuqishme”, tha trajneri i Marseille, Didier Deschamps.

Pas pjesës së parë pa gola, Marseille kaloi në epërsi kur Souleymane Diawara realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 61-të.

Marseille dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë, nëpërmjet Mathieu Valbuenas, ndërsa siguroi fitoren në minutën e 77 me autogolin e mbrojtësit Matheu Chalme. Ludovic Sane shënoi golin e ngushëllimit për kampionin në fuqi Bordeaux në minutën e 84-t.

Ky është trofeu i parë për Marseillen në Kupën e Ligës dhe trofeu i parë i fituar nga Liga e Kampionëve më 1993. “Bordeaux e ka fituar tri herë Kupën e Ligës dhe ishin kampionë në fuqi. Nga ky këndvështrim, ne ishim më të motivuar se Bordeaux”, u shpreh Deschamps, i cili ishte kapiten i ekipit të Marsilles që fitoi Ligën e Kampionëve më 1993.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›