Man UTD kërkon të marrë Riberinë
Merkato
Sër Aleks Ferguson nuk ka ndërmend t’ia lirojë shpejt vendin Murinjos, por tashmë ai po mendon për lojtarin që do të vërë përkrah Uejn Runit vitin e ardhshëm. Dhe emri më i kuotuar është ai i talentit të futbollit francez, Frenk Riberi, për të cilin, sikurse ishte shkruar dhe në faqet e “Sunday Express”, është tashmë e gatshme një ofertë prej 40 milionë sterlinash (pak më shumë sesa 45 milionë euro), e cila do të duhet të formalizohet me rastin e sfidës së çerekfinaleve të Champions League mes Junatid e Bajenrit. Për francezin, në skadencë kontrate në fund të sezonit, interesohen edhe çelsi, Real Madrid e Barcelona.
#