E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi shqiptar në Ukrainë përfundon i bardhëMbrojtësi Dallku u ndëshkua me një karton të vërdhë në minutën e 76-të

Derbi “shqiptar” në Ukrainë, ai midis Vorskla Poltavës e Krivbasit përfundoi 0-0. Dallku e Curri luajtën gjatë gjithë ndeshjes për Vorskën, ndërkohë që sulmuesi Jonuzi i thirrur së fundi për ndeshjen miqësore të Shqipërisë U-21 kundër Maqedonisë (19 nëntor) hyri në fushën e lojës në minutën e 80-të. Nga kampi i Krivbasit, kapiteni Dorian Bylykbashi luajti gjatë takimit, ndërsa Ervin Bulku u fut si zëvendësues në minutën e 93-të, për një ndërrim taktik. Mbrojtësi Dallku u ndëshkua me një karton të vërdhë në minutën e 76-të. Kjo ishte dhe java e fundit e fazës së parë në kampionatin ukrainas.

E Shtune, 15 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›