E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt: Fitorja ishte shumë e rëndësishme

Mesfushori holandez Dirk Kuyt thotë se për klubin e tij fitorja e fundit ishte shumë e rëndësishme, veçanërisht në aspektin psikologjik. "Vërtet ishte qenësore të fitonim kundër Boltonit, ndërsa edhe rezultati na pëlqeu. Gjithmonë ka qenë vështirë të udhëtosh tek Bolton dhe të nxjerrësh fitore, por ne e kemi bërë këtë", ka deklaruar Kuyt. "Për mua nuk është e rëndësishme nëse do të luaj më para ose më në të djathtë, me rëndësi është të jem në lojë dhe të kontribuoj me dijen time. Ndërsa edhe më e rëndësishme është të fitojmë", ka shtuar holandezi. Kuyt ishte edhe autori i golit të parë në fitoren e djeshme prej 2-0 të Liverpoolit ndaj Boltonit, goli cili erdhi pas 28 minutash lojë. Golin tjetër për të kuqtë e shënoi kapiteni Steven Gerrard (73').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›