Brian Filipi, gol dhe rekord te Ravenna Ky ishte edhe goli më i shpejtë në historinë futbollistike të klubit italian Ravenna Calcio

Brian Filipi vazhdon të jetë një protagonist absolut te Ravenna në Serie C1/A në Itali. Talenti 19-vjeçar lezhjan shënoi në minutën e parë golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 2-1 me Portogruaro në takimin e vlefshëm për javën e 12-të. Ky ishte edhe goli më i shpejtë në historinë futbollistike të Ravenna Calcio dhe, tashmë kjo statistikë i takon shqiptarit Brian Filipi.
PORTOGRUARO-RAVENNA 2-1
1'Filipi (R), 30'Abate (P), 72' Mortelliti (P)
E Diele, 16 Nentor 2008