E Diel, 1 Nëntor 2026

Derdhja e naftës arrin në Luiziana. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ajo qe ne fillim dukej vetem nje incident i rende ambiental ne me pak se nje jave profilizohet frika per nje katastrofe ekologjike. Ekipet e emergjencës në Gjirin e Meksikës po përpiqen të dislokojnë pengesa gjigande përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një njollë gjigande nafte nga një pus thell në oqean po i afrohet tokës.

Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përhapja e njollës së naftës kërcënon zogjtë, peshqit, shpezët dhe kafshët e egraAdministrata Obama deklaroi se përhapja e njollës së naftës ka një rëndësi kombëtare, një klasifikim ky që e bën më të lehtë për qeverinë federale të ndihmojë në pastrimin e zonës.

Presidenti Obama u dha urdhër dje agjencive federale që të marrin masa agresive në përgjigje të gjendjes në Gjirin e Meksikës. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike kane bere te ditur se bregdeti me rërë i deltës së Luizianës shtrihet drejtpërdrejtë në rrugën që ka marrë njolla gjigande e naftës ndërsa ajo përhapet drejt perëndimit.

Meteorologët thonë se errërat kanë vazhduar për disa ditë me radhë, duke bërë që njolla e naftës të përhapet nga platforma e dëmtuar e shpimit të naftës e firmës zvicerane, Horizon Deepwater. Platforma shpërtheu dhe u zhyt në oqean të premten e kaluar, duke shkaktuar plagosjen e disa punëtorëve dhe zhdukjen e 11 të tjerëve, të cilët mendohet se kanë vdekur.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›