E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fulham në finalen e Europa League. Hodgson: Arritje e jashtëzakonshme

Fulham kompleton ëndërrën me arritjen në finalen e Europa League, duke nxjerrë jashtë turneut, gjermanët e Hamburg, falë fitores 2-1 në Craven Cottage. Skuadra e Roy Hodgson i ka mbijetuar edhe presionit pas golit të Petric, duke përmbysur gjithcka në pjesën e dytë me golat e Simon Davies dhe Zoltan Gera. Tekniku i Fulham, Roy Hodgson, që është bashkuar me klubin anglez, kur ata luftonin për qendrimin në Premier League në 2007, ka vlerësuar lojtarët e tij.

"Të arrish finalen e Europa Ligë, nuk ka rëndësi nëse je Fulham, apo një nga 4 skuadrat më të mira të vendit. është një arritje e jashtëzakonshme që mendoj se do të vlerësohet nga të gjithë. Nuk ka asnjë arsye të gjykojnë se jemi në finale përvecse nga loja shumë shumë e mirë dhe kemi nxjerrë jashtë skuadrat më të forta të turneut", vlerësoi Hodgson.

Skuadra gjermane dështoi të arrinte finalen e 12 majit, pikërisht në stadiumin e shtëpisë, ndërsa nuk ka shkuar mirë edhe për hollandezin Ricardo Moniz, në takimin e parë në drejtim të skuadrës, që kur Bruno Labbadia u shkarkua tre ditë më parë. "është e vështirë.

Kjo është hera e dytë që përjetoj këtë eksperiencë. Të humbas në gjysmëfinale, por në këtë moment mund të them se skuadra nuk bëri atë cfarë i kërkova, të mos qendronte brenda zonës sonë, nuk mund ta bësh këtë kundër skuadrave angleze", komentoi Moniz. Fulham tashmë do të luajë kundër Atletico Madrid në finale, pas suksesit të spanjollëve 2-1 në kohën shtesë përballë Liverpool.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›