E Diel, 1 Nëntor 2026

Dërgesa falas në shtëpi për tetraplegjikët dhe paraplegjikët

Ndihma ekonomike

Posta Shqiptare u ofron shërbimin në shtëpi falas të ndihmës ekonomike, me rastin e festave të fundvitit, 6373 tetraplegjikëvehe dhe paraplegjikëve. Ndihma ekonomike që ata përfitojnë gjatë këtij muaji do të dërgohet pa pagesë në adresë të tetra dhe paraplegjikëve nga ana e çdo filiali të Postës Shqiptare, duke bashkëpunuar me bashkitë dhe komunat që ofrojnë këto ndihma. Punonjësit e Postës janë në dispozicion të këtij shërbimi në çdo skaj të Shqipërisë, për ta lehtësuar sadopak këtë shtresë në nevojë e cila deri në fund të vitit 2008 kapin shifrën 6373 persona, nga të cilët 3200 janë paraplegjikë të tjerët janë kujdestarë dhe përfitues të paketës higjienike në këtë fundviti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›