Dërgesat e pakta të emigrantëve, ndikojnë në sistemin bankar shqiptar
Rënia e të ardhurave nga emigrantëve në nivele të papërfillshme po ndikon në sistemin bankar shqiptar duke e mbajtur euron në nivele të larta në krahasim me lekun. Dy janë shtyllat kryesore ku mbështetet ekonomia e rajonit jugor të Shqipërisë, prodhimi brendshëm dhe dërgesat e emigrantëve. Por viti 2009 mund të cilësohet jo i mbarë, përkundrazi. Rigelsa Llaziku, bankiere në një nga bankat e nivelit të dytë pohon se duke e krahasuar me një vit më parë,
remitancat nga emigracioni kanë rreth 35 për qind më ulët. Rajoni jugor, me rreth 43 për qind të popullsisë në emigracion, e ka të domosdoshëm oksigjenin remitancë pasi nuk përballon dot jetesën, nuk furnizon biznesin, prodhimin duke shtrenjtuar koston e jetesës. Një nga pronarët e exchange-ve Nesti Ligu ka pohuar se kjo periudhë mendohet se është rënie goxha e madhe, nëse mendojmë 30 35 për qind mund të themi se kemi dhe një efekt tjetër të kundërt, që një pjesë e emigrantëve që vijnë marrin këtu pensionet e prapambetura, marrin qiratë e shtëpive e pronave e lokaleve të tyre në lekë shqiptare, i këmbejnë në valutë dhe i kthejnë prapë aty ku ndodhen në emigracion, ka vazhduar më tej ajo. Kjo vjen si rezultat i krizës që ka ndikuar negativisht tek të ardhurat e tyre, niveli ulët i interesave sepse ato kanë ndryshuar nga viti në vit, nga periudha që ata më tepër vijnë në gusht dhe kjo ndryshon është shprehur Bankiere Rigelsa Llaziku.