E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushte skandaloze në QSUT

Kushte skandaloze në tualetet e urgjencës së spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT. Megjithëse pjesë e reformës në QSUT është edhe një infrastrukturë në nivelin e duhur për sa i përket ambienteve të spitalit, pamjet janë të pa përshkueshme mjafton ti shohësh për të ikur me vrap. Tualetet aspak higjienike uji që të pikon në shpinë nëse shkon në to, mbeturina kudo, ndërkohë që lagësira ka veshur muret e këtyre tualeteve. Dhe ajo me e sikletshmja është

aroma e keqe e cila e cila të pengon të hysh në to. Në fakt do të ishte më mirë që këta të sëmurë të mos shkonin në këto banje. Vetë qytetarët shprehen tepër të dëshpëruar për këto kushte skandaloze. Sipas tyre, në këto kushte pacientët në vend të shërohen, rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion tjetër. Sipas tyre, të sëmurët jo vetëm që nuk mund të shkojnë në banjë për shkak të mungesës totale të kushteve higjienike, por në këto ambiente nuk mund të gjesh ngrohje përveçse në dhomën e pritjes së vizitave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›