E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashi: Mjekët që dyshohen për ryshfet, nën mbikëqyrjen e drejtorisë

Pushohen nga puna dy farmaciste të QSUT, nuk kishin furnizuar spitalin me ujë fiziologjik
Bluzat e Bardha në QSUT duhet të mendohen mirë nëse kthehen në shkaktar të mungesës së medikamenteve në qendrën më të madhe Spitalore Universitarë Nënë Tereza. Kështu pjesa më e madhe e mjekëve në këtë spitale janë nën mbikëqyrje të rreptë të drejtorisë së këtij spitali. Drejtori i spitalit Nënë Tereza, Iliri Dashi, ka bërë me dije për median se ata mjekë të cilët do të dyshohen për marrje ryshfeti do të firmoset menjëherë pushimi i tyre nga puna.

Sipas drejtorit Dashi e gjithë kjo bëhet për të eliminuar problemet që kanë spitalet. Kështu vetëm dy ditë më parë dy farmacistë të QSUT janë shkarkuar nga detyra pasi nuk kanë furnizuar me ujë fiziologjik spitalet e kësaj qendre spitalore. Sipas drejtorit të QSUT Ilir Dashi, këto janë vetëm disa nga masat e marra në funksion të mbarëvajtjes së punës në spitale.  Duke qenë se një problem shumë serioz në spitale është mungesa e medikamenteve por edhe e mjeteve elementare për mjekim. Dashi ndër të tjera ka pohuar për median se ka qenë i detyruar të marrë këto masa pasi sipas tij pjesë e reformës në QSUT është edhe eliminimi i këtyre problemeve. Po ashtu ai u shpreh se nën mbikëqyrje të veçantë janë vënë edhe mjekët që dyshohen për marrje ryshfetesh.Ndëshkimi i mjekëveDrejtori i ri i këtij spitali ka vendosur rregulla të rrepta në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, një ndër to është dhe raportimi i çdo medikamenti që duhet të merret në farmaci për tia servirur pacientit, ku më parë duhet të merret leja e drejtorit. Më së fundi drejtori Dashi ka vendosur që të bëjë vetë kontrolle për të parë gjendjen e spitaleve dhe se si punojnë punonjësit e tij. Megjithatë, nuk janë të pakta rastet e bëra publike të mjekëve që kanë marrë ryshfet. Ndaj për këtë edhe Ministria e Shëndetësisë vetëm pak kohe me parë vuri nën shënjestër ata mjekë të cilët do të kapën me ryshfet. Në një urdhër të ri të kësaj ministrie thuhet se: asnjë pacient që nuk ka paguar sigurimet shëndetësore nuk do të marrë shërbim shëndetësor pa pasur kuponin e pagesës për çdo kontroll që do të kryeje. Ky është urdhër i prere i ministrit të Shëndetësisë dhënë drejtuesve të spitaleve në rrethe, të cilëve u kërkoi zbatim rigoroz të rregullores, duke paralajmëruar edhe ndëshkim për mjekët që marrin ryshfet dhe pacientët që nxisin këtë fenomen.RyshfetetMjekët nuk preferojnë ti quajnë ryshfete, por bakshishe, dhe këto tashmë i kanë legalizuar pasi e quajnë si një fenomen normal. E megjithëse nuk ndihen aspak mirë me atë situatë ata theksojnë se fakti që pranojnë para nga pacientët, nuk është për faj të tyre, por për faj të pagave qesharake që nuk justifikojnë punën e bluzave të bardha. Që të jetojmë me paga qesharake, rreth 300 mijë lekë të vjetra në muaj, do të thotë se mjekët nuk duhet të mbajnë celular, duhet të vijnë në punë me biçikleta, pasi nuk mund tia lejojnë vetes të kenë një makinë, se për ta është luks dhe duhet të vishen me rroba gabi, thekson mjekët, duke shtuar se indiferentizmi për vlerësimin e bluzave të bardha ka sjellë edhe stimulimin e korrupsionit në këtë sektor. Pagat e mjekëve janë qesharake ndaj dhe ryshfetet do të vazhdojnë të jenë evidente. Kështu, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare nuk kanë ngurruar të pranojnë në mënyrë të hapur se pranojnë bakshishe. Ndërkohë kirurgët më të njohur të këtij spitali theksuan dje se janë viktima të sistemit të kalbur shëndetësor, njësoj si pacientët dhe për këtë nuk ndihen aspak fajtorë. Të ndodhur përballë kësaj situate ata kërkuan dje një reformim të thellë të sistemit shëndetësor, pasi ky sektor funksionon ende me ligjin e vitit 1963. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›