E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e tretë në spitale, kushtet skandaloze

Kushte skandaloze në tualetet e urgjencës së spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT. Megjithëse pjesë e reformës në QSUT është edhe një infrastrukturë në nivelin e duhur për sa i përket ambjenteve të spitalit, pamjet që po ju servirim flasin vete. Tualetet aspak higjenike uji që të pikon në shpinë nëse shkon në to, mbëeturina kudo, ndërkohë që lagëtira ka veshur muret e këtyre tualeteve. Dhe ajo me e siklethmja është aroma e keqe e cila e cila të pengon të hysh në to. Në fakt do të ishte më mirë që këta të sëmurë të mos shkonin në këto banjo. Vete qytetarët shprehen teper të dëshpëruar për këto kushte skandaloze sipas tyre në këto kushte pacientet në vend të shërohen rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion tjetër. Sipas tyre të sëmuret jo vetëm që nuk mund të shkojnë në banjo për shkak të mungesës totale të kushteve higjenike por në këto ambiente nuk mund të gjesh ngrohje përveçse në dhomën e pritjes së vizitave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›