Studimet në Itali, dalin rezultatet e provimit për certifikatën Celi3
Dalin rezultatet e provimit për marrjen e certifikatës së njohjes së gjuhës italiane Celi 3, për 927 kandidatët që i janë nënshtruar këtij testimi në datën 23 nëntor 2009. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka publikuar dje zyrtarisht rezultatet e këtij provimi, falë të cilave do të procedohet më tej për pajisjen e kandidatëve me certifikatën Celi 3. Provimi për certifikatën e gjuhës italiane Celi 3 e 5, lëshuar nga Università per Stranieri di Perugia (Universiteti për të
Huajt në Peruxhia) organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, e cila shërben edhe për të bërë kërkesën për pararegjistrim në universitetet italiane. Testimi i dytë për marrjen e certifikatës Celi 3 do të zhvillohet më 6 mars të vitit 2010. Për këtë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka nxjerr afatet e regjistrimit, për tiu nënshtruar provimit të gjuhës italiane në mars të këtij viti. Kështu, sipas afateve të vendosura, kandidatët që nuk e kanë dhënë në fazën e parë të testimit provimin marrjes së certifikatës Celi 3, që u zhvillua në datën 23 nëntor, do ti nënshtrohen këtij provimi më 6 mars të vitit 2010. Për këtë arsye, këta kandidatë duhet të regjistrohen deri në datën 19 janar të këtij muaji në Institutin Italian, për tu futur në provimin e marsit. Po ashtu, në këtë provim, mund të marrin pjesë edhe kandidatët që nuk e kanë marrë certifikatën Celi 3 në provimin e zhvilluar më 6 mars të vitit 2009.