Dergohet ne gjyq kreu i komunes qe internoi rivalin

TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqyteti mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ndaj kryetarit te komunes se Kalase se Dodes ne Diber Bajram Himallari i cili akuzohet per falsifikim dhe perdorimi te akteve te gjendjes civile.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe Gjykates se Shkalles se Pare. Sekretaria e gjykates ka caktuar gjyqtaren Antonela Prendi per shqyrtimin e ceshtjes.
Sipas dosjes me nr.1269 i pandehuri Himallari ka konsumuar vepren penale duke urdheruar vartesit e tij te gjendjes civile ne Komunen Kalaja e Dodes te cregjistrojne anetarin e keshillit te kesaj komune shtetasin Aldi Hoxha. Me pas Hoxha eshte regjistruar si banor ne Bashkine e Kamzes me adrese fshatin Laknas.
Ky veprim sipas akuzes eshte kryer nga i pandehuri Himallari pasi nuk deshironte qe anetari i keshillit te komunes Hoxha te votonte kunder propozimeve te tija.
Sipas kerkeses per gjykim i pandehuri Himallari duke qene ne detyren e kryetarit te Komunes ka falsifikuar dokumentacionin ne emer te shtetasit Aldi Hoxha banues ne fshatin Radomir Komuna Kala e Dodes Diber i zgjedhur si anetar i Keshillit te kesaj komune duke e cregjistruar si banore te fshatit Radomir dhe regjistruar prane Bashkise Kamez pa dijenine e vete personit.
Ky veprim sipas prokurorise eshte bere me te vetmin qellim qe Hoxha te mos ushtroje detyren e anetarit te Keshillit te Komunes si dhe te mos merrte pjese ne vendim marrjen e ketij keshilli. Ky fakt eshte provuar sipas prokurorise edhe me akte ekspertim grafik te shkrimit qe ndodhej ne dokumentacionin zyrtar si dhe formulare e regjistrimit ku emri dhe te dhenat personal dhe firma e shtetasit Hoxha eshte falsifikuar.
Gjithcka sipas akuzes ka ndodhur ne dhjetor te vitit 2009 kur punonjesi i policise qe ruante hyrjen e Komunes nuk ka lejuar qe Hoxha te hyje brenda nderteses ku po zhvillohej takimi mes anetareve te keshillit te Komunes.
Sipas kallezimit Hoxhes i eshte thene se e kishte te ndaluar te hynte pasi nuk ishte me anetar i ketij keshillit pasi kishte bere cregjistrimin e vendbanimit nga fshati Radomir ne Bashkine e Kamzes ne Tirane. Pas ketij informacioni Hoxha i eshte drejtuar policise ku e ka kallezuar te pandehurin Himallari i cili ne gusht te 2010 eshte arrestuar per tu liruar me pas nga Gjykata.
Per kete veprim Keshilli i Ministrave e ka larguar nga detyra por Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit te Keshimit te Ministrave deri ne perfundim te procedurave hetimore ndaj tij.