E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje orkester simfonike mbareshqiptare

Tete muzikante nga Shqiperia Kosova Maqedonia bene publike per median themelimin e Orkestres Filarmonike Mbareshqiptare institucionit me te ri kulturor mes trevave shqipfolese.

Ne prezantim ishin te pranishem muzikantet Desar Sulejmani Shqiperi Baki Jashari Kosove Blerim Grubi Maqedoni Isak Shehu Shqiperi Sihana Badivuku Kosove Fatos Lumani Maqedoni Pjeter Guralumi Shqiperi dhe Bujar Alliu Shqiperi. Iniciatoret e kesaj orkestre jane pedagoge ne Akademite e Arteve ne Shqiperi Kosove Maqedoni dhe Mali i Zi dhe disa prej tyre drejtojne Fakultetet e Muzikes ne vendet e tyre.

Institucioni i ri u njoh nga Gjykata e rrethit Tirane. Organizatoret shpjeguan qe institucioni ka funksionin e nje organizate artistike mbarekombetare qe ka per qellim bashkimin kulturor dhe artistik te te gjithe muzikanteve nga trevat shqipfolese qe jetojne ne Evrope dhe bote.

U fol gjate per angazhimin e muzikanteve shqiptare kudo qe jane per krijimin e nje fryme bashkepunimi permes koncerteve kurseve dhe simpoziumeve te ndryshme dhe ballafaqimin e niveleve mes tyre. Studentet tane nuk njihen shume me njeri-tjetrin dhe komunitet artistike po ashtu e hapi fjalen Baki Jashari drejtor i Filarmonise se Kosoves duke shpjeguar funksionin primar te Orkestres.

Ende eshte heret per te folur per nje strukture dhe programe te qarta.
Tani per tani tete themeluesit kane edhe funksionin e bordit artistik. Ata perzgjedhin programet ata perzgjedhin instrumentistet. Deri sa te kete nje strukture te kompletuar ne orkester mendohet te pranohen ata muzikante me pevoje dhe te rinj qe afrohen prane saj.

Prurjet me te mira nga te gjitha trevat u tha ne konference qe mendohet te anagazhohen me sistem rotacioni. Rezidencat ku pritet te interpretoje Orkestra Filmarmonike nuk jane vendosur ku do te jene saktesisht por dihet qe do te kete nga nje ne te gjitha trevat shqipfolese.

Po nga do vijne financat Te nxitur nga entuziazmi organizatoret e lane per ne fund kete ceshtje. U fol per krijimin e lidhjeve te ngushta me politikberesit por asnje gje konkrete. U be e qarte edhe qe kjo orkester nuk do mund te zhvillohet pa mbeshtetjen politike dhe shteterore por fillimisht mendohet te funksionoje me projekte.

Sulejmani shpjegoi qe i eshte cuar nje projekt edhe Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne Shqiperi. Do synohet nje fond perkates edhe nga ky institucion.
Koncerti i pare ku pritet te njihemi me Orkestren Simfonike Filarmonike Mbareshqiptare eshte vjeshta e ketij viti. Me tej do te kete nje program te plote per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

Orkestra Filharmonike Mbareshqiptare e ka dhene premieren e saj artistike me date 20 nentor 2010 ne Mynih te Gjermanise ne nje koncert bamiresie per femije organizuar nga Shoqata humanitare Nene Tereza.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›