Ministrat e qeverisë, homazhe në nderim të Fatos Nanos

Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, tani po zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
Mes tyre, kanë qenë edhe ministrat e qeverisë, ndërsa më pas pritet që vetë kryeministri Edi Rama të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos.
Prej orëve të para të mëngjesit, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ish-kryeministri Nano mbylli sytë më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.
Ai do të prehet në Sharrë.