E Hënë, 2 Nëntor 2026

Deri ne vitin 2013, ne Shqiperi 15% me shume ndermarrje Eglantina Nasi

Deri ne vitin 2013, autoritetet zyrtare kane parashikuar qe te rritet me nivelin prej 15 per qind numri i ndermarrjeve qe veprojne ne Shqiperi, ndersa numri i te punesuarve prej tyre me 5 per qind. Sipas nje strategjie te posacme te hartuar nga ministria e Ekonomise, ky perben nje objektiv afatmesem, i cili synohet te realizohet ne vazhdimesine e nje fenomeni tashme ekzistues per shtimin e bizneseve ne vendin tone. Keshtu, sipas te dhenave prane ministrise se Ekonomise, qe nga viti 2009 ndermarrjet e vogla dhe ato te mesme (te ashtuquajturat SME), shenojne nje rritje faktike ne nivelin prej 5 per qind, ndersa ai i ndermarrjeve me kapital te huaj, e kane kete tregues ne nivelin prej 7 per qind. Ne kuadrin e kesaj, qeveria tashme ka miratuar edhe Fondin e Inovacionit per subvencion per ndermarrjet mikro, te vogla dhe te mesme me vlere 40 milione leke, qe do te zbatohet ne 4 vitet 2011-2014. Kjo pasi, ky sektor konsiderohet mjaft i dobishem per ekonomine shqiptare, referuar numrit te larte te punesuarve. Nga ana e tyre, drejtuesit e ministrise se Ekonomise, kane bere me dije faktin se per kete vit, mbeshtetja dhe shtimi i numrit te SME-ve ne vendin tone, mbetet nje prioritet kryesor dhe referuar parashikimeve konkrete qe ata japin, behet fjale per hapjen e mijera SME-ve te reja vetem gjate ketij viti. Nderkaq, rolin e madh te SME-ve, te cilat operojne kryesisht ne sektorin e industrise dhe sherbimit ne vendin tone, e ka pohuar edhe Censusi me i fundit i ndermarrjeve. Sipas tij, ne keta dy sektore, kryesojne ndermarrjet e vogla dhe te mesme, me nga 50 te punesuar. Duke shtuar edhe faktin tjeter se ne Tirane operojne 52.9 per qind e tyre, ndersa ne vend te dyte renditet Durresi me nivelin prej 11.27 per qind. Ndersa qarqet si Shkodra, Fieri, Korca dhe Elbasani, thuhet se kane nivele mesatare te perqendrimit te te tilla ndermarrjeve. Per te vijuar me Kukesin dhe Dibren, ku ka nje numer me te vogel te ketyre ndermarrjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›