Wolfgang Petritsch Kjo eshte njohje e fakteve dhe realitetit

Deutsche Welle Zoti Petritsch ndryshimi i rezolutes per Kosoven nga Serbia u cilesua si nje sukses i diplomacise europiane. A duhet taniSerbia te marre shperblim nga Bashkimi Europian per kete
Wolfgang Petritsch Besoj se para se gjithash Serbia eshte ajo e cila duhet te uroje vetveten sepse me ne fund edhe atje ka depertuar ne nje lloj realizmi dhe qe tani po perpiqet qe ti percaktoje prioritetet e duhura. Kjo sepse mbrojtja e pafundme e nje province te humbur te Kosoves qe ne fakt do te thote heqje dore nga antaresimi ne Evrope nuk eshte aspak nje ide e mire. Pas vendimit te GJND-se pas iniciativave te ndryshme te viteve te fundit dhe pas permiresimit te situates se sigurise te pakten ne pjeset jashte Mitrovices do te duhej qe me ne fund te filloje edhe dialogu per serbet. Ky dialog eshte nje lloj shperblimi qe Serbia i ka bere vetes ndersa BE-ja duhet te perpiqet qe hapat e ardhshem te behen shume shpejt. Por te dyja palet ne radhe te pare Beogradi duhet te japin kontributin e tyre.
Deutsche WelleA mund te pranohet Serbia si anetare e BE-se edhe nese ajo me pare nuk njeh Kosoven si shtet te pavarur
Wolfgang Petritsch Ketu besoj se ka mundesi te ndryshme sepse mes njohjes dhe mosnjohjes ekzistojne hapa dhe mundesi te shumta por qe ne fakt kane nje domethenie te njejte. E shihni edhe vete qe hapi i tanishem drejt dialogut nuk eshte njohje definitive e Kosoves sic thote me te drejte edhe vete Beogradi. Ne anen tjeter eshte kjo nje lloj njohje e fakteve dhe realitetit. Prandaj besoj se ne fund Kosova do te pranohet prej Beogradit si shtet sovran. Nga ana formale e se drejtes nderkombetare mund te gjenden rruge dhe mundesi te ndryshme per te mos ngarkuar teper psiqiken serbe. Do te zgjase edhe shume vite dhe gjerat do te zhvillohen si ne situatat e tjera te ngjashme.
Deutsche Welle Cilat jane detyrat e Prishtines tani pas gjithe ketij zhvillimi zoti Petritsch
Wolfgang Petritsch Ky hap i Beogradit ku edhe diplomacia evropiane ka dhene kontributin e saj pa dyshim qe Prishtinen e sjell ne nje situate ku me nje pergjegjesi te shtuar duhet te reagoje ndaj Serbise si nje partner. Kjo do te thote se se pari duhet te kujdeset qe pozita e serbeve ne Kosove te permiresohet edhe me shume qe te ndermirren hapa drejt rivendosjes se mirebesimit dhe qe te mos kete diskriminime pse shqiptaret jane shumice etnike ne Kosove. Shqiptaret duhet te perpiqen qe serbet ti pranojne si qytetare plotesisht te barabarte dhe tua deshmojne kete sepse kjo eshte edhe ne interesin e tyre.
Deutsche Welle Zoti Petritsch si do te zgjidhet problemi i veriut te Kosoves Vazhdimisht kjo pjese do te kthehet ne nje molle sherri per te dyja vendet Kosoven dhe Serbine
Wolfgang Petritsch Pjesa veriore e Kosoves eshte nje ceshtje e rende por mendoj se duhet hequr dore nga ideja e ndarjes. Ndarja e Kosoves vetem sa do te shkaktonte probleme edhe ne Maqedoni apo ne jug te Serbise. Besoj se kjo nuk eshte zgjidhje. Ne fund te fundit te gjitha vendet e rajonit duhet te jene te interesuara per nje antaresim sa me te shpejte ne BE sepse kufijte edhe ashtu do te hiqen. Ngjashem sikur mes Austrise dhe Italise ne pjesen e Tirolit ku kufijte jane te hapur dhe njerezit mund te bejne tregti ti vizitojne te afermit dhe te udhetojne pa e ndjere fare se aty ka ndonje kufi. Besoj se ky duhet te jete qellimi kryesor per shqiptaret dhe serbet e Kosoves si dhe per te gjithe serbet.
Intervisten e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi
Redaktoi Aida Cama