E Diel, 1 Nëntor 2026

Deri më 11 gusht afati i aplikimeve për kompensim

Ish-pronarët

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda pak ditësh pritet të nisë shpërndarjen e fondit për 2065 ish-pronarë, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje. Fondi prej 1.5 miliardë lekë do të nisë t’u jepet aplikuesve pas datës 11 gusht që është dhe afati i fundit për dorëzimin e kërkesave.
Sipas kreut të kësaj agjencie Elvis çefa përfituesit e listës do të marrin 21.8 për qind të shumës, pra këstin e parë që ata do të përfitojnë si kompensim. Por për të mbërritur deri te kjo procedurë AKKP-ja më parë do të duhet të bëjë verifikimin e gjeneraliteteve për çdo aplikant. "Afati i fundit i pranimit të aplikantëve është 11 gushti. Më pas AKKP-ja ka një afat prej 45 ditësh për të bërë verifikimin e gjeneraliteteve të aplikuesve dhe më pas nis shpërndarja e këstit të parë. Nuk është e thënë që AKKP-ja të konsumojë të gjithë afatin prej 45 ditësh për verifikim. Shuma e vënë në dispozicion nga ALUIZNI është 1.5 miliardë lekë të reja, ndërsa kësti i parë paraprak për subjektet do të jetë 21.8 për qind e vlerës totale, e parashikuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Sa herë do të mbushet arka aq herë ne do japim para ish-pronarëve", thotë kreu i AKKP-së.
Për Drejtorin e kësaj agjencie çefa, një problem shqetësues mbetet fakti që gjatë afatit 30 ditor të vënë në dispozicion nga AKKP-ja për procesin e pranimit të kërkesave, numri i përfituesve që kanë aplikuar, ka qenë i ulët. Këtu Cefa evidenton disa shkaqe që sipas tij, kanë shkaktuar dhe probleme në bashkëpronësi mes ish-pronarëve. Numri i individëve përfitues nga fondi për shpronësimet arrin në 2065, ndërsa ai i pasurive të paluajtshme që preken nga procesi i legalizimeve është 345.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›