Deri më 30 shtator regjistrohen të gjitha veturat e importuara

Shkup, 5 gusht - Duke sqaruar arsyet e shtyrjes së afatit për regjistrimin e veturave të importuara nga jashtë me standardin Euro 1, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi theksoi se kjo bëhet me qëllim që deri me 30 shtator të regjistrohen veturat që janë tanimë në Maqedoni. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të importojnë edhe automjete të reja me standardin Euro 1, por vetëm nëse vlerësojnë se deri në fund të shtatorit do mund t’i përfundojnë të gjitha procedurat e regjistrimit. Pas këtij afati, qytetarët rrezikojnë konfiskimin e automjeteve të paregjistruara.
“Zhvendosja e afatit nënkupton se ajo që vlente deri me 5 gusht, do të vlejë deri me 30 shtator. Do të thotë prej ditës së sotme e deri në atë ditë të importohet dhe të kryhen procedurat e regjistrimit dhe të regjistrohen në Maqedoni, jo vetëm për veturat që për momentin janë në vend, por nëse procedurat përfundojnë deri në fund të shtatorit qytetarët mund të importojnë edhe gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Besimi për Alsat-M.
Ministri Besimi theksoi se në 6 vjetët e ardhshëm mund të importohen makina me standardin Euro 2.
Pas publikimit të lajmit në Alsat-M për shtyrjen e afatit për veturat e importuara, Ministria e Punëve të Brendshme sot doli me të dhëna për numrin e makinave të regjistruara deri tani. Sipas MPB-së, deri në fund të korrikut janë regjistruar gjithsej 22 634 automjete, prej të cilave 6 334 në Shkup dhe 16 300 në qytetet tjera të Maqedonisë. Nga MPB-ja thonë se në Shkup ka vetëm 150 raste me makina të paregjistruara, ndërsa në qytetet tjera 500 makina presin përfundimin e procesit.