Turistët turq vizitojnë Ohrin, pengesë ushqimi Hallall

Shkup, 5 gusht - Rrëfimi për Qemal Ataturkun dhe revolucionin e Xhonturqve, si dhe lidhshmëria historike me rajonin, solli turistë turq në Maqedoni. Mirëpo tur-operatorët e ngarkuar për shoqërimin e tyre, po përballen me një varg problemesh, siç është mungesa në hotele e ushqimit sipas sistemit Hallall, e deri te numri i vogël i udhëheqësve turistikë të cilët e njohin mirë turqishten.
“Në Maqedoni ka të licencuar tetë deri 10 udhëheqës turistikë për turqisht. Ndonëse janë të licencuar, disa prej tyre nuk janë cilësorë dhe nuk mund të ofrojnë një shërbim të mirë për mysafirët. Askund nëpër hotele nuk është aplikuar i ashtuquajturi ushqim “Hallall” si në Kroaci dhe Slloveni, kurse disa nga mysafirët e kërkojnë këtë. Insistojnë në aplikimin e sistemit ‘Hallall’, ngjashëm sikurse që insistojmë ne, por ky proces është penguar shumë”, deklaroi Filip Stefanovski, nga ‘LETS travel Balkans’.
Krahas Maqedonisë, turistët turq në paketë vizitojnë edhe Kosovën, përkatësisht Prishtinën dhe Prizrenin. Deri në mbarim të shtatorit më shumë se 2 000 turistë turq do ta vizitojnë rajonin, mirëpo që të vijnë përsëri ose në numër edhe më të madh duhet të bëhet shumëçka, thonë ekspertët.
“Duhet të depërtojmë thellë në këtë treg nëse dëshirojmë që kjo të zgjatë më shumë. është mirë që për tregun turk kemi rrëfimin për shkak të prejardhjes, të traditave dhe familjeve të përziera“, theksoi për Alsat-M Zoran Tuntev, profesor i turizmit.
Mysafirët të cilët në Ohër po qëndrojnë si pjesë e tureve rajonale janë një rast i vërtetë për turizmin e Maqedonisë. Sipas tur-operatorëve dhe ekspertëve, këtë e konfirmojnë edhe shifrat për turistët polakë, të cilët po qëndrojnë si pjesë e turit turistik rajonal.
Rreth 5 000 turistë polakë deri në mbarim të verës do të kalojnë nëpër Ohër dhe Strugë.
Ata vijnë përmes Beogradit, qëndrojnë në Ohër tre ditë, pastaj shkojnë për në Korfuz dhe në Shqipëri dhe një natë bujnë në Ohër.