E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi gjen “ilaçin” për telefoninë serbe në Kosovë

Mitrovicë, 5 gusht -  Kompania e Beogradit “Zovime” (Më thirr), në bashkëpunim me firmën Profi Tim nga Mitrovica, kanë lëshuar në punë rrjetin Wi-Fi Moto Mesh, që qytetarëve të Mitrovicës ua mundëson qasjen në internet në rrugët e qytetit të tyre, bëjnë të ditur mediat e Beogradit. Sipas tyre ky sistem mundëson edhe zëvendësimin e telefonisë mobile, që do të thotë se pavarësisht nga operatori mobil, telefonat mobil mund të lidhen përmes Wi-Fi rrjetit me të kërkuarin kudo në botë dhe më lirë se me telefoninë klasike mobile dhe pa romin. Siç thonë mediat serbe, ky rrjet është vendosur nga frika e shuarjes së operatorëve mobilë serbë nga autoritetet e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›