Itali, kinezi 28 vjeç, tenton të përdhunojë shqiptaren 9 vjeçe
26/08/2011 I tërhoqi zvarrë në dhomë, viktimë edhe një peruane 9 vjeçe. Arrestohet nga policia
ITALI- Nuk mundi ta përmbante epshin një kinez 28 vjeç, as përballë dy vajzave vetëm nga 9 vjeçe, kur tentoi t’i përdhunonte të dyja në shtëpinë e tij. Njëra prej këtyre minoreneve ishte shqiptare dhe po të mos ishte për shkathtësinë e saj, ajo bashkë me shoqen tjetër peruane, do të kishin përfunduar si viktima të kinezit. Ai zgjati duart disa herë drejt dy vajzave, ku i zvarriti me forcë në banesë dhe u zhvesh. Kinezi, me dokumente të rregullta në Itali, 28 vjeç, i quajtur Huiyong. C, me të kaluar të pastër dhe banues në Cesano Maderno, u arrestua pardje në orën 21. 30 nga policia. Viktimat janë një vajzë peruane 9 vjeçe dhe një shqiptare që do të ketë të njëjtën moshë në nëntor. Të dy fqinjat e kinezit, bija emigrantësh, ishin duke luajtur në orën 18.30, pardje, në shkallën e banesave të tyre, duke pritur për një fëmijë të tretë. Nga njëra prej shtëpive, krejt papritur, doli 28-vjeçari, i cili qëndronte si i ftuar prej disa ditësh në shtëpinë e një punonjësi tjetër kinez. I riu, me pantallona të shkurtra dhe pantofla ngjyrë bezhë, i ftoi vogëlushet të hynin brenda në shtëpi, por hasi menjëherë në refuzimin e tyre dhe u kthye në shtëpi. Pas disa minutash ai doli rrufeshëm dhe i rrëmbyer prej krahësh të dyja vajzat, duke i tërhequr brenda banesës, ku u përpoq t’i puthte. Vogëlushja shqiptare, duke vënë re se dera ishte e hapur, arriti të ikë menjëherë, ndërsa peruanja ishte shtyrë në dhomën e gjumit nga kinezi, i cili u hodh në shtrat. Kur 28-vjeçar ishte tashmë zhveshur, fëmija ka gjetur forcën për të shpëtuar dhe arriti të gjente mikeshën shqiptare, e cila ishte fshehur në oborr. Të dyja qëndruan fshehur në një qoshe dhe panë kinezin të dilte me një laptop në krah. Pasi kaloi rrugën ai hyri në rostiçerinë e mikut, tek i cili qëndronte i strehuar prej disa ditësh. Vajzat u kanë thënë gjithçka prindërve të tyre. Babai i vogëlushes shqiptare, 39 vjeç dhe nëna e peruanes, 38 vjeçe, telefonuan policinë, të cilës i përshkruan ngjarjen dhe personin ashtu siç vajzat e tyre u patën treguar dhe raportuan praninë e tij në rostiçeri. Kinezi u gjet në shtëpi dhe u bllokua nga policia. Në shtëpi iu gjetën disa fotografi me vajza aziatike të zhveshura, ku mes tyre kishte edhe minorene. Kështu, rezultoi se 28-vjeçari ishte burgosur për provokim të sulmeve seksuale ndaj vajzave në moshë më të ulët se ai. Kësisoj, për kinezin u hapën dyert e burgut të San Vittores.