Deri ne fund te 2012-es do te ndertohen 1500 km rruge rurale
Deri në fund të këtij viti pritet të ndërtohen apo të rehabilitohen në të gjithë territorin e vendin rreth 1500 kilometra rrugë dytësore dhe lokale. Projekti i rrugëve dytësore dhe lokale i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili bashkëfinancohet nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë në vlerën e 400 milionë dollarëve ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturës në vend si dhe të shtojë aksesin e shërbimeve dhe tregjeve kryesisht për zhvillimin e zonave rurale. Sipas FSHZH deri tani janë financuar punimet në 84 segmente rrugore dytësore dhe lokale në të gjithë vendin, në një total prej 732 kilometrash. Nga të cilat 48 segmente rrugore ose 414 kilometra kanë përfunduar, 29 segmente rrugore ose 254 kilometra janë në proces zbatimi, ndërsa 7 segmente rrugore ose 64 kilometra janë në proces tenderimi/ vlerësimi. Sipas burimeve zyrtare të FSHSH-së është në proces zbatimi faza e dytë e inventarizimit të rrugëve e cila parashikon të çojë numrin e kilometrave të inventarizuara në rreth 6,200 kilometra. Shqipëria zotëron një inventar rrugësh rurale prej 12,000 kilometrash.