E Shtunë, 31 Tetor 2026

31 gushti afati i fundit i rivleresimit te banesave

Të gjithë qytetarët që duan të vlerësojnë banesat e tyre sipas vlerës së tregut, kundrejt një pagesë modeste, kanë vetëm një javë kohë. Ministria e Financave njofton se amnistia fiskale për këtë pjesë merr fund në 31 gusht dhe të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme duhet të nxitojnë pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Kujtojmë edhe njëherë se përmes kësaj mundësie, e cila u shty dy herë në afat nga qeveria në favor të qytetarëve, këta të fundit kanë mundësi të sjellin banesën apo tokën e tyre në vlerën reale të tregut. Kështu në rast se një qytetarë një shtëpi që e ke blerë 30 mijë dollarë në vitin 2006 , tani ajo mund ta ketë vlerën e tregut 100 mijë dollarë. Në momentin që kërkon ta shesë, qytetari duhet të paguajë 10 për qin mbi diferencën, 100 mijë dollarë minus 30 mijë dollar dhe, pra të 7 mijë dollarë. Ndërsa me rivlerësimin jepet mundësia që të paguhet vetëm 1 për qind, ndërsa 9 për qind të falet. Duke bërë këtë rivlerësim, shtëpia merr vlerën e tregut dhe t’i mund te përdoret në të gjithë vitet në vijim.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave, janë diku 57 mijë qytetarë që e kanë bërë rivlerësimin, ku përfshihen edhe një numër i kosniderueshëm emigrantësh, që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi. Dikasteri i Financave se afati 31 gusht është shterues dhe nuk ka më shtyrje të afatit. Zyrtarët e ministrisë bëjnë thirrje se ata që duan të përfitojnë kanë reth 8 ditë kohë, në të kundërt, në rast se do të shesin shtëpinë, në shtator do të paguajnë 10 për qind të diferencës së vlerës së hershme me vlerën aktuale që merr pasuria.

Nga vitet 90’ e deri më tani, ecuria e vlerës së tregut ka evoluar, duke bërë që ccmimet e pasurive të palutjshme të rriten së tepërmi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›