E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel Raporti i trojkes percakton vendimet per Greqine

Dëshiroj që Greqia të qëndrojë në Eurozonë. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane pas takimit me kryeministrin grek. Duhet të presim raportin e trojkës ka thënë Merkel në konferencën për shtyp pas takimit.
Raporti i trojkës nuk është dhe na duhet ta presim. Unë do të bëjë më të mirën pasi Gjermania mund ta ndihmojë në mënyrën më të mirë, me qëllim që Greqia të realizojë angazhimet e marra.
Në presim nga Greqia që ajo që ka premtuar të realizohet, që pas fjalëve të vijnë veprat ka deklaruar Merkel duke shtuar se problemi i vërtetë është rikthimi i besimit jo vetëm për Greqinë por për të gjithë Eurozonën.
Merkel ka vlerësuar hapat që ka ndërmarrë deri tani qeveria greke por ka thënë se duhet ende shumë punë për tu bërë.
Nga ana tjetër Samaras ka siguruar se Greqia do të jetë koherente me angazhimet e saj.
Kam sigurinë se raporti i trojkës do të shfaq rezultatet e qeverisë së re. Faktet vlejnë më shumë se fjalët dhe jam i bindur se programi jonë do të jap frytet e veta shumë shpejt.
Në athinë ka një qeveri të vendosur për të ecur përpara, për të bërë privatizimet, për të reduktuar borxhin dhe për të dalë nga tuneli.
Me këto fjalë edhe një herë Samaras ka denoncuar të gjitha deklaratat e atyre liderëve që mendojnë ende se greqia duhet t’i rikthehet dhrahmisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›