E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri në fund te Man Utd

Ji-Sung Park nuk e ka ndërmend të rikthehet në atdhe. Mesfushori korean i ka thënë gazetës The Korea Times se planifikon të qëndrojë te Manchester United deri në përfundim të karrierës.

“Kam një kontratë e cila skadon në vitin 2012, por dëshiroj ta përfundoj karrierën te Manchester United. Nuk ka asnjë motiv që unë të largohem. Do më pëlqente ta ndiqja rrugën e Scholes e Giggs dhe shpresoj që klubi ta konsiderojë dëshirën time”, tha Park.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›