Leskaj: Kujdes me Topin, eshte i yni
Deputeti i Partise Demokratike, Bujar Leskaj, ka kerkuar diten e djeshme ne mbledhjen e Grupit parlamentar kujdes ne negociatat me kreun e shtetit, Bamir Topi, ne lidhje me emrat qe ka paraqitur si kandidatura per Gjykaten e Larte. Ne fjalen e tij, Leskaj ka theksuar se keto negociata duket te behen me maturi dhe qetesi, per te mos krijuar krize mes institucioneve. Deputeti i PD-se, Leskaj, njihet si nje nga mbeshtetesit e Presidentit Topi. Madje, ai ka qene dhe personi me kembengules per zgjedhjen e ish-nenkryetarit te PD ne postin e larte te kreut te shtetit.