E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri sa të mësojmë, se ligji duhet zbatuar....!!

Nga Besi BEKTESHI
(Më mirë mos e prodho ligjin, se sa ta dhunosh atë)
Ka një staturë të jashtëzakonshme ligji. Ai është një propozim që shërben për të rregulluar zhvillimin shoqëror dhe është i miratuar nga shumica. Ka dy shembuj në mes shumë ligjeve të aprovuara nga Parlamenti Shqiptar dhe që nuk kanë gjetur zbatim, por janë krijuar vetëm e vetëm për të treguar se kemi standarde edhe ne, njësoj si Europa. Në fakt kemi aprovuar ligjin Kundra Duhanitpër  në mjediset publike, i cili është një thyerje e përgjithshme ligji në Shqipëri. U tentua disa javë të zbatohej në disa mjedise si private dhe shtetërore dhe pastaj.... u pa se askush nuk kishte dëshirë të zbatonte ligjin, që Europa e ka kusht dhe standard. Ishim të pa përgatitur për këtë ligj, por e bëmë në parlament dhe tani nuk e zbatojmë, ndërkohë që Europës i themi se... e kemi këtë standard..!! Pastaj është ligji mbi detyrimin e marrjes së të dhënave nga administrata publike, të dhëna që nuk përbëjnë sekret. Asnjë zyrë e shtetit nuk e zbaton dhe në të kundërtën, jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe gazetarët nuk arrijnë të penetrojnë në këtë drejtim. Por ama ne mburremi  në Europë, për arritjen edhe të një standardi. Ligji për condominon medemek, që rregullon marrëdhëniet midis banorëve të një pallati...mos vallë ka filluar?! Ka hyrë në fuqi, por as që bëhet fjalë se do të zbatohet, sepse kjo bazë ligjore nuk ka zbatim ligjor, dhe askush nuk mund të arrijë ta implementojë, sepse nuk është .. realisht...normal në këtë shoqëri dhe këtë shtet. Ka një kod rrugor që ndalon drejtimin e një motoçiklete pa një kaskë në kokë. Në fakt 60 për qind e vdekjeve e të aksidentuarve me motoçikletë, vijnë si pasojë e goditjes në kokë... por..! Por ska si të zbatohet kur polici rrugor drejton motoçikletën vetë ai pa kaskë, por me kapele... po... është një rast shumë frekuent. Në fakt është bërë ligj që policët rrugorë të merren në punë absolutisht nga zonat rurale, mundësisht që nuk e kanë parë kurrë asfaltin dhe rrugën e gjerë me sy, dhe nuk ka mbaruar as tetëvjeçaren dhe jo më të mesmen..!!! Në të vërtetë ne kemi standard si rripin e sigurimit dhe kaskën por nuk e zbatojmë dhe Europës i themi se .. i kemi standarde. Në shumë raste dhunojmë ligjin me forcë dhe arrogancë dhe të gjitha organet e shtetit që mbrojnë ligjin dhe janë të detyruar të ruajnë zbatimin e tij... flenë, përpara thyerjes masive të ligjit. Kemi prodhuar shumë ligje për ti mos zbatuar ato, por vetëm për tu justifikuar përpara botës së emancipuar se kemi standarde dhe kështu na certifikoni si europianë. Që në gjërat e vogla shihet qartë se jemi pothuaj të gjithë antiligj. Jemi antiligj, sepse hedhim plehrat në rrugë, jemi antiligj se përpara se të mësojmë, kërkojmë të blejmë notën me lekë. Por... për të mësuar.. për të mos mësuar apo për ta blerë notën... kështu bëjmë vazhdimisht edhe me votën..po.. pikërisht kështu. Nuk jemi të zot ta marrin atë dhe mundohemi ta blejmë ose të mashtrojmë, njësoj si me diplomat false, ashtu dhe me certifikatat false dhe firmat false apo të abuzuara deri në kulm. Imagjinohet lehtë se sa e bukur është kur shkon në një zyrë të shtetit dhe për moment identifikimi tregon Kartën ID me të cilën ke votuar..!!
Si në mjediset konsullore dhe mjediset verifikuese të gjendjes familjare apo të vetes, për Kartën ID të thonë: Fute në b..thë atë, sepse ne na duhet certifikata personale me dy foto dhe ajo familjare etj etj..!!! Po a ka më tallje se sa kjo..!!?? Ne edhe kemi edhe nuk e njohim ID-në me karta, sepse akoma na duhet certifikata që na është bërë si fatura afrofe e cila në fakt është ndaluar me ligj dhe premtime, por vjen.. vjen si gjithmonë. Janë shumë drejtimet në ligjin e  krijuar dhe mos zbatuar dhe janë shumë të tillë në Shqipëri. Por ja, që ky është edhe momenti për të medituar, por jo kaq shumë, sepse.. arrin të kuptosh se do kalojë shumë kohë për të kapur më në fund momentin në zbatim të ligjit. Me ligjin, po luajmë akoma më shumë ditët e sotme. Në KQZ-në e madhe të Tiranës, po debatohet për klauzolat e kodit zgjedhor dhe si gjithmonë shqiptarët duan që ligji të jetë vetëm në anën e tyre. Tregojmë përditë se nuk i biem krahut të ligjit të barabartë për të gjithë, sepse në të vërtetë kemi modelin tjetër të ligjit vetëm për më të fortit dhe kështu në çdo zyrë, institucion, drejtësi dhe të gjithë ngrehinën e shtetit, por edhe të pushtetit lokal. Imagjinohet lehtë se çfarë do të thotë fjala ligj edhe për opozitën dhe Ramën kur deklaron se: O mandati i 9-të i joni në Fier ose..nuk njohim zgjedhjet dhe pas kësaj i bëjnë thirrje popullit të Fierit për të mbrojtur me çdo ..çmim... votat apo...!
Në fakt ka një të drejtë edhe selia rozë kur thotë është Koha e Maskarenjve dhe se janë shqiptarët që... Por duhet thënë edhe kjo tjetra se ka një kohë maskarenjsh të cilët edhe ato shqiptarë janë, si ato jo maskarenj. Por kurrën e kurrës maskarenjtë janë në një anë. Përkundrazi...! Sepse bota nuk ndahet në maskarenj dhe jo maskarenj, si kërkon ti ndajë selia rozë në portokalli e Ramës. Bota ndahet në njerëz që zbatojnë ligjin dhe njerëz që nuk e zbatojnë atë. Në partiakë që ndikojnë në zbatim të ligjit dhe në ato që kërkojnë dhe bëjnë thirrje për të mos e zbatuar atë. E këto janë kudo, majtas, djathtas, janë blu dhe janë shumë rozë dhe po ashtu edhe portokalli. Janë shumë, prandaj ka edhe një Shqipëri të tillë. Deri sa të mësojmë se ligji duhet zbatuar dhe jo transformuar dhe shkelur me këmbë, asnjëherë nuk do të jemi afër Europës, dhe afër nivelit të lartë demokratik dhe gjithashtu dhe atij ekonomik. Sepse, do të përfitojnë më të fortit që nuk pyesin për ligj. Nganjëherë është më mirë të mos prodhojmë ligje se sa ti prodhojmë dhe miratojmë, e pastaj ti dhunojmë në përgjithësi. Sepse nuk jemi as në komunizëm ku zbatonim urdhërim dhe pastaj na dënonte ligji komunist dhe nuk jemi as në demokraci, që zbatojmë ligjin për tu dënuar po nga ai. Ne jemi në demeko-demokraci, ku zbatojmë shkeljen e ligjit dhe dënohemi (sundohemi) nga të fortët politikë, mbi pikërisht ligjin...!!

Last Updated on Sunday, 12 July 2009 17:32

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›