Autorët shqiptarë më të preferuarit e vitrinës së librit

Libri i autorit Ben Blushi Otello, Arapi i Vlorës, ndër më të shiturit
Vitrina e librit ka rezervuar këto ditë një numër të madh titujsh të rinj, të cilët në këtë sezon sjellin histori dhe ngjarje interesante. Këta tituj të rinj librash vijnë pranë lexuesve nga autorë të njohur botërorë dhe shqiptarë, të cilët tashmë janë bërë të njohur me veprat e tyre. Në këtë sezon duket se autorët shqiptarë janë më të preferuar, pasi dhe shitjet sipas librarëve kanë qenë jo të pakta për autorët shqiptarë, duke bërë që në këtë sezon ata të jenë ndër më të preferuarit. Një histori mesjetare, po aq sa edhe e ditëve të sotme është romani i dytë i shkrimtarit Ben Blushi, Otello, Arapi i Vlorës. Libri i këtij autori sipas librarëve ka qenë ndër më të shiturit e këtij sezoni.Ai ka qenë shumë i kërkuar nga shumë lexues, madje dhe nga Kosova. Për javë të tëra ai ishte ndër të parët që kërkohej nga lexuesit, megjithëse tani ka rënë pak shitja e tij, ai sërish vijon të jetë ndër më të kërkuarit e këtij sezoni për sa i takon autorëve shqiptarë, tregon një librare. Autori ka huazuar disa nga personazhet më të njohur të Shekspirit për të na dhënë një panoramë shumë interesante shqiptare. Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij Otello, Arapi i Vlorës plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë Të jetosh në ishull, i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. Ngjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën. Sfondi historik është real: Vlora e viteve para pushtimit turk dhe përpjekjet e kryezotit të saj, Balshës II, për të zgjeruar zotërimet e tij dhe për të përballuar vërshimin e turqve në Jug të vendit, vrasja e tij në fushën e betejës dhe drejtimi i principatës nga e shoqja, Komita Muzaka, aleanca me serbët nëpërmjet martesës së vajzës së saj, Rugina, me princin serb Mrkzha Zharkoviç, të cilin vlonjatët e pagëzuan Kasi, qëndrimi indiferent i Venedikut, si dhe i të gjitha principatave të tjera italike, duke e lënë të vetme Vlorën, si dhe gjithë Shqipërinë në përballjen me pushtuesit e rinj që vinin nga Azia e largët. Familja Contarini nga Venecia, pasardhës të Marko Polos nga babai dhe vlonjatë nga e ëma, plotësojnë kuadrin historik në anën tjetër të detit Adriatik, duke na nxitur imagjinatën për tablonë e jetës reale të kësaj zone mesdhetare para më shumë se gjashtëqind vjetësh, temë kjo mjaft e preferuar për autorin e librit. Por, gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur Otello, Arapi i Venedikut, në të njëjtët role, por të vendosur në kohë gati 100 vjet më parë se tragjediani i njohur të kishte lindur. Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi etj., janë figura të njohura të letërsisë botërore, por që në këtë roman veprojnë jo vetëm në Venedik, por më shumë në Vlorë, në bashkëveprim me shumë figura interesante vlonjate të krijuara nga autori, si mjeku i famshëm Stefan Gjika, trimi lab Andrea, turku pushtues Hamiti etj. Romani i dytë i Ben Blushit është mbi të gjitha një roman mbi dashurinë. Në tituj nga autorë shqiptarë vjen dhe Vila me dy porta, një rrëfim mbi iluzionin e lumturisë nga Vera Bekteshi, një libër i cili ka qenë po ashtu i kërkuar nga lexuesit. Autorja na sjell një roman dokumentar apo rrëfimin e jetës së saj në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë, goditja e Fshesës së Hekurt në vitin 1974, kalvari i internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.Vila me dy porta sjell një këndvështrim tjetër për të njëjtën periudhë: këndvështrimin e njeriut që u lind dhe u rrit në iluzionin e lumturisë dhe paqes si fëmijë e nomenklaturës së Bllokut, dhe pastaj një ditë sheh se si shembet krejt ngrehina e kësaj lumturie, mashtruese, sepse revolucioni ha bijtë e tij. Tituj të tjerë, që servir vitrina e librit për këtë javë është dhe Ese të letërsisë shqipe të Ernest Koliqit, një prej poetëve, prozatorëve, dramaturgëve dhe studiuesve letrarë të mëdhenj shqiptarë. Kjo përmbledhje me ese botuar në Itali më 1972 përmban kontribute, kumtesa e artikuj të mbajtur në konferenca e kongrese të ndryshme shkencore të botuara jashtë Shqipërisë të cilat kapin një periudhë kohe 15 vjeçare, duke filluar nga viti 1953 deri në vitin 1968. Ky libër vjen i përkthyer në shqip nga Dhurata Shehri. Dhe sipas librarëve ka qenë një ndër librat e kërkuar, që i shtohet listës së autorëve shqiptarë.
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 17:01