E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje 2009, votime të lira, vota të vjedhura

Nga Agustin GJINAJ
Prejardhja komuniste e klasës politike, që më shumë se votimin e lirë vlerëson numërimin e saj e ka bërë të trishtueshëm e ironik procesin e zgjedhjeve, ku pas fasadave televizive për zgjedhje të lira e madje entuziaste në dritë të diellit, votat janë cënuar në numërimin e natës së errët që kanë imponuar partitë dy kryesore, duke i bërë ironike e  paradoksale votimet në tranzicion. Nga mungesa e dëshirës për konsensus, mungesa e alternativave për zgjidhje teknike të problemeve të Kodit Zgjedhor, i formës  së numërimit të votave në mënyrë të veçantë, apo thjesht nga lufta për pushtet, e ashpër si rregull në çdo vend e shtet të botës, por që në vendin tonë merr formën e një luftë për jetë a vdekje midis palëve, një gjë e tillë ka ndodhur; votimet janë deformuar.
Ta kthesh apo deformosh një votë  të lirë është vjedhje, vjedhje e lirisë së individit, deformim i dëshirës së tij për të ndryshuar, për të marrë pjesë në politikë, është heqja e të drejtës për të qenë pjesë e ndërgjegjshme e vendit ku jeton. Vjedhja e votës deformon votimin, e bën pa vlerë dëshirën e njerëzve për të marrë pjesë në mënyrë demokratike në ndërtimin e shtetit e të strukturave të tij, për të zgjedhur atë që duan.
Dy grupimet e mëdha politike e kanë shijuar vjedhjen e votave me ardhjen në pushtet, kanë ditur ta kthejnë atë në fitime, në miliona euro, duke krijuar ndjesinë se politika është biznesi i pasurimit më të shpejtë. Sipas akuzave publike, në parlament apo media që dy partitë e mëdha i kanë bërë njëra tjetrës, nuk ka shtresë apo profesion në Shqipëri që të ketë një mesatare hajdutësh e të korruptuarish, një mesatare të pasurish sa dy grupimet kryesore politike, duke bërë të dukshëm faktin se, Shqipëria e varfër prej vitesh prodhon politikanë të pasur, por edhe të korruptuar, pa moral, pa parime. Me vitet në pushtet politikanët u akuzuan për bashkëpunime dhe korrupsion në tendera miliona eurosh, në pastrimin e parave, në blerje trojesh me qindarka aty ku qeveria do të bëjë të nesërmen investime e ku këto qindarka kthehen menjëherë në miliona, në paramarrjen e përqindjeve të fitimit, në shitjen për lesh të trojeve e pasurive shtetërore apo për shitje po të tilla të aseteve të firmave piramidale. Ata që vjedhin votën e kanë shumë më të lehtë të vjedhin në formën klasike, në formën e zhvatjes, apo korrupsionit shumëplanësh.
Është i turpshëm  fakti se, në gjithë këto vite të tranzicionit, ne akoma nuk kemi arritur të kemi një votim të lirë, transparent, demokratik, të ndershëm, të paktën si ai që organizoi  presidenti i fundit komunist Ramiz Alia, kohë në të cilën komunistët pothuajse donin ta linin pushtetin nga izolimi i botës perëndimore, por nuk kishin si ta bënin një gjë të tillë pa votimet e popullit. Se si mund të ishin votimet e 28 qershorit në Shqipëri, u pa në  rastin e votimeve për krerët e Komitetit Olimpik Shqiptar apo në federatat e sportit. Megjithëse të preferuarit e partive shkaktuan incidente të turpshme, në një nga deklarimet e tij, Ministri Turku tha që: nuk jemi në gjendje të vendosim se cilat nga zgjedhjet e zhvilluara janë të vlefshme. Gjithë votimet e tranzicionit përgjithësisht janë pranuar me një note kaluese- mjaftueshëm, ndërkohë që numërimi i votave ishte faktori çalaman i votimeve të pluralizmit. Deklarata para zgjedhjeve e Komisionit Amerikan të Helsinkit, thelbi i së cilës mund të kuptohej si deklarim që  në Shqipëri asnjëherë nuk janë zhvilluar zgjedhje të ndershme, nuk ka nevojë për koment, por edhe nuk çuditi njeri. Vjedhjet e votave në Shqipëri nuk janë thjesht një mundësi hipotetike, por një turp i provuar në shumë zgjedhje.
Kodi zgjedhor, sistemi i zgjedhjeve dhe sistemi i vjedhjeve
Kreu socialist Edi Rama, duke folur për procesin e zgjedhjeve 2009, citoi të enjten një liberal të madh të viteve të shkuara,  kur tha koha e maskarenjve, Shqipëria e shqiptarëve, por pa përcaktuar se ku mund të renditet ai sipas citatit parazgjedhor, përtej të majtës e të djathtës. Skanë kaluar shtatë muaj dhe Kodi i ri, fryti i dashurisë prapaskenike PD-PS, ka shenjat e një dështimi edhe për socialistët, megjithëse e miratuan këtë kod me dhunën e përbashkët të kartonëve. Ata kanë frikë nga vjedhja e votës, megjithëse duket si e çuditshme të kesh frikë nga vjedhjet, në një vend ku në fakt hajdutët mungojnë, që nuk janë denoncuar, që nuk janë kapur apo nuk janë dënuar kurrë. Por, socialistët, ashtu si demokratët, e dinë mirë se votimet edhe mund të manipulohen, se votat mund të mos numërohen saktësisht apo se, larg qoftë edhe mund të vidhen, janë njohëset zbatueset ose jo të standardeve të zgjedhjeve, fitueset apo humbëset nga marifetet e palës tjetër, përgjegjëset kryesore për të gjitha  problemet që akuzojnë njëra tjetrën.
Kodet Zgjedhorë në Shqipëri prodhuan Dushkun e Mega Dushkun, sajuan deputetë nga tavolina e parti parlamentare pa elektorat, ndërkohë që penalizuan parti me elektorat.
Kodi i Ri Zgjedhor u bë i tillë, që të dy palët të shkrinin e të vidhnin së bashku partitë e vogla e kryesisht LSI-në. Sipas sistemit proporcional rajonal, votat e të pavarurve, të partive të vogla, të koalicioneve, e kujtdo që nuk arrin të fitojë deputet në një qark të caktuar, ishin llogaritur të shkonin në favor të PS-PD, duke u vjedhur ligjërisht votat të tjerëve e duke u humbur të drejtën kushtetuese të votës mijëra individëve të ndryshëm. Thirrjet e Jozefina Topallit se Çdo votë për partitë e vogla është votë për Edi Ramën apo ato të PS-së se votat për LSI janë vota për Sali Berishën, nuk ishin thjesht çjerrje e maskës së hipokrizisë parazgjedhore të koalicioneve, por edhe apel për numëruesit pas votimeve.
Deklarime të krerëve të Polit të Lirisë, PBDNJ, LDK, G-99, Republikanëve, PSD e të tjera kanë konfirmuar faktin se ata jo vetëm kanë ngelur të zhgënjyer të mashtruar nga ortakët e mëdhenj, por edhe të vjedhur prej tyre. Fakti që edhe pa u vjedhur, shumë nga këto parti apo grupime pretendojnë se kanë marrë më shumë se 20-30.000 votues në rang vendi, tregon se në një sistem zgjedhor me korrektim kombëtar, të gjithë ata mund të ishin në parlament e të shtonin aty larminë e përfaqësimit politik. LSI-ja në mënyrë të veçantë pretendon se ka fakte për vjedhjen e votave nga ana e PS-së, ndërkohë që edhe vetë partia më e madhe opozitare ditët e fundit ka ankesa për të njëjtin fenomen. Ashtu si Çezari që u zhgënjye nga ish-miku i tij në fund të jetës e tha: Edhe ti o Brut, edhe socialistët të zhgënjyer nga PD, bashkëpunëtori i tyre për Kodin dhe për vjedhjen në parim të partive të vogla, ditët e fundit po ankohen për vjedhje nga PD me shprehjen : Edhe neve o Salë?. Mes duket po vërtetohet fakti se të gjithë ata që synojnë të bëjnë marrëveshje të mbrapshta me Berishën, së pari e pësojnë vetë nga një gjë e tillë.
Hajdutët e veckël...e të mëdhenj të votave
Komisionerë, transportues, numërues, janë ata që po akuzohen se janë shitur e blerë, se kanë deformuar procesverbalet, se kanë trafikuar vota etje etj. Hajdutët e veckël me gatishmërinë e bindjen prej qeni, shpesh në situata të vështira, mes falsifikimeve, vrapimeve, shtyrjeve, sharjeve, rrahjeve, grushteve, plagosjeve, në fund të fundit kanë arritur ti shërbejnë padronëve, por edhe vetes. Është pak të thuash se ata kanë kënaqur  tifozërinë e tyre partiake; dikush prej tyre ka marrë ndonjë dhjetë mijë lekësh, ca të tjerë kanë arritur të marrin një vizë, një bursë për fëmijët, apo të punësohen në vende ku i shërbejnë atyre që u kanë rekomanduar, mësuar apo yshtur që të vjedhin. Njerëz të tillë kemi vite që i shohim si hapen me mburrje si miq të filan deputeti, pasi kanë arritur të kenë veshur uniformën e policit, të doganierit, janë bërë shoferë apo nëpunës në ndonjë dikaster.
Pa i vrarë ndërgjegje ata mund të krenohen, pasi vjedhjen e votave e kanë kthyer atë në një mundësi për të ndihmuar familjen në mbijetesën e vështirë në shtetin e të papunëve, shtet prej të cilit kanë ikur rreth një milion shqiptarë për të punuar në vende të tjera.
Por hajdutët më të mëdhenj të votave për fat të keq janë disa prej atyre me kostumet firmato, që i nderojmë përditë në

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›