Dervishaj: "Berisha te largohet, pergjegjes"
Sekretari i LSI per Ceshtjet e Brendshme, Sokol Dervishaj, theksoi se "shprehim bindjen e saj te thelle se ristrukturimi i mekanizmave te Sigurise Kombetare nuk mund te kryhet nga nje Kryeminister qe i ka goditur dhe shkaterruar ato me shume se kushdo tjeter. Ky eshte nje proces i gjere dhe kompleks dhe nuk mund te realizohet nen trysnine e perpjekjeve per te fshehur pergjegjesit kryesor te nje krimi shteteror dhe nje organizate me profil te qarte kriminal". Sipas tij, LSI eshte e gatshme te kontribuoje me te gjitha kapacitetet e saj per te reformuar sistemin e sigurise kombetare, por jo me pare se Kryeministri te kete dhene doreheqjen dhe te largohet nga drejtimi i vendit, pasi shkaktari i kesaj tragjedie nuk mund te jete garanti dhe iniciatori i saj.