PDS: Jo pakt me Berishen
Partia Demokracia Sociale vleresoi se nuk duhet te kete asnje lloj marreveshjeje me mazhorancen, pa u larguar Kryeministri aktual. Nje qendrim i tille u mbajt nga sekretari politik i kesaj partie, Artur Duckallari, i cili gjate nje komunikimi me mediat theksoi se "opozita nuk mund dhe nuk duhet te ofroje pakte politike mbi hirin e Gerdecit, e sidomos ate per reformen zgjedhore pasi paktet me Berishen varrosin perfundimisht voten e lire dhe demokracine ne kete vend". Sipas tij, PDS konstaton me keqardhje se perpjekjet e kryeministrit Berisha per t'ia faturuar pergjegjesine per tragjedine e Gerdecit here sherbimeve sekrete, here Shtabit te Pergjithshem dhe here doganave apo inspektorateve te tija jane perpjekje mjerane per t'u hedhur shqiptareve hirin syve. "PDS i kerkon edhe nje here fort Kryeministrit te dorehiqet, sepse ka fshehur dhe nuk denoncoi ne prokurori nje afere te trafikut te armeve dhe municioneve kur kish dijeni per kontaktet ne te edhe te djalit te tij", vuri ne dukje Duckallari.