Rama: Protesta deri ne doreheqje
Oli Xhilaga
Partia Socialiste e palekundur ne kerkesen e saj per largimin e Kryeministrit Sali Berisha dhe lenien e imunitetit prej tij. Kjo bazuar, sipas selise roze, ne deklaratat e bera nga vete Kryeministri Berisha per ta lene vete imunitetin sa here te jete nevoja. Per kete arsye, Kryesia e PS-se vendosi dje qe te vijohet me organizimin e manifestimeve popullore, te konferencave per shtyp, me qellim evidentimin e fakteve, per te "goditur" pergjegjesit e katastrofes se Gerdecit. Ne kete menyre, anetaresia e ketij forumi, duke qene e bindur ne pergjegjesine e Kryeministrit, lidhur me tragjedine e Gerdecit, pas nje analize dhe vleresimi mbi qendrimin e deritanishem te kampit te majte, vendosi qe oponenca te vijoje ne te njejten linje. Madje, ndalur ne nismat parlamentare qe priten te ndermerren nga ligjvenesit socialiste, burime prane ketij takimi konfirmuan se do te thirren nje sere interpelancash, me te gjithe ministrat pergjegjes per ngjarjen e rende te ndodhur pak dite me pare ne Gerdec. Keshtu, prane PS-se eshte ngritur nje grup pune me eksperte dhe deputete socialiste, te cilet grumbullojne fakte mbi tragjedine dhe mbi baze te raportit te hartuar prej tyre, kryesia e grupit kuvendor socialist do te beje dhe kerkesat per interpelance. Ky grup pune, me perfaqesues Musa Ulqini, Fatmir Xhafa, Blendi Klosi, Arben Malaj po merret me te gjitha anet e tragjedise: ate politike, ekonomike, fiskale, te sigurise, ligjore dhe te punesimit. Ne baze te ketyre evidentimeve do kerkohet interpelance me debat ne Kuvend me ministrat perkates. Njekohesisht, do te vazhdojne takimet e banoret e zones, per te mbajtur kontakte periodike me ta.
Qendrimi
Kryetari i PS-se, Edi Rama, beri me se "kryesia konfirmoi edhe njehere qendrimin e vendosur te Partise Socialiste per te mos lejuar asnje devijim nga procesi i integrimit ne NATO dhe per te garantuar marrjen e fteses". Nderkohe, duke sqaruar me tej lidhur me kete qendrim, kreu socialist sqaroi se "ngjarja e paharrueshme qe shkaktoi kaq shume viktima dhe qe nxori ne pah lakuriq papergjegjshmerine, paaftesine dhe korrupsionin qe e ka kapur ne fyt qeverine dhe Kryeministrin eshte nga njera ane nje arsye me shume per t'u bere pjese e proceseve integruese dhe eshte nga ana tjeter nje detyrimi pashmangshem i PS-se, i te gjithe opozites, qe sot eshte nje popull i tere i indinjuar me kete Kryeminister qe nuk arrin dot te marri pergjegjesine e tij te pashmangshme politike dhe morale, e qe duhet njekohesisht te dorehiqet, duke dorezuar edhe imunitetin, per te marre edhe pergjegjesine ligjore qe ka eventualisht ne nje proces qe e shikon ate te perfshire kembe e duar".
Akuza
Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafa, akuzoi se ishte Kryeministri Berisha ai qe krijoi kushtet ligjore per te ndodhur tragjedia. "Berisha nuk duhet te firmoste nje akt ligjor, qe i hap rrugen nje procesi korruptiv. PS konstaton se kreu i qeverise ka qene i informuar perpara tragjedise per oferten e piste, qe po gatuhej". Njekohesisht, si socialisti Xhafa ashtu dhe Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, kerkuan dhe njehere tjeter qe kreu i ekzekutivit te lere imunitetin dhe t'i nenshtrohet hetimit.