Pentagoni, ndihme per cminimin
Fatjona Mejdini
Eksperte amerikane pritet te vijne ne zonen e Gerdecit per te pastruar zonen e kraterit te shperthimit dhe pyllin e mbushur me predha te pa asgjesuara. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha deklaroi se ne zonen e tragjedise gjenden vetem 100 ha toka te pakontrolluara, te cilat permbajne predha te rrezikshme per jeten e qytetareve. Kreu i ekzekutivit theksoi se kjo siperfaqe toke i perkiste kraterit te shperthimit dhe pyllit ne zonen e Gerdecit, zone keto qe vazhdonin te ishin nen pushtetin e predhave te fabrikes se shperthyer. Lidhur me kete situate, Kryeministri Berisha beri publik faktin se qeveria shqiptare kishte kerkuar ndihme me eksperte nga Pentagoni amerikane per te eliminuar keshtu predhat ne siperfaqen 100 ha.
"Ne i kemi eshte paraqitur Pentagonit nje kerkese per te ndihmuar ne trajtimin e kesaj zone dhe jemi duke shpresuar ne nje pergjigje pozitive", deklaroi Berisha, ne lidhje me ceshtjen e ketyre predhave. Nga ana tjeter, kreu i qeverise theksoi se fillimisht ne zonen e shperthimit ishin 1000 ha toke te mbushura me predha, por gjate diteve te kaluara ushtria shqiptare kishte arritur te hiqte nga zona predha ne nje siperfaqe prej 900 ha toke, duke sjelle ne kete menyre dhe pastrimin e kesaj zone ne masen 80 per qind te tere territorit, i cili quhet i infektuar. Nisur nga kjo, Kryeministri e quajti kete siperfaqe te sigurt per banoret, duke qene se ishte pastruar plotesisht nga forcat e ushtrise ne vend.
"Ne raportimin e fundit te reparteve te ushtrise informohet se nga 1000 ha zone e banuar, e infektuar, 900 ha jane teresisht te kontrolluar dhe autorizojne ne te kete zone qarkullimin ne banesa dhe ne rruget rreth tyre", informoi Berisha, duke theksuar se ende puna vazhdon me siperfaqen prej 100 ha ende te mbushur me predha.
Kreu i qeverise gjithashtu informoi se ushtria ka mbledhur deri tani ne keto 900 hektare te kontrolluar, 5000 predha te parrezikshme, por ka mbledhur edhe 690 predha te nje rrezikshmerie shume te larte. "Ata nuk i eksploduan ato ne keto zona, per te mos thelluar traumen, por i kane sistemuar ne arka dhe i kane larguar teresisht nga zona e Gerdecit. Keto efektiva kane bere nje pune jashtezakonisht te cmuar", theksoi kreu i qeverise, duke konfirmuar se keto predha tashme gjendeshin larg zones se Gerdecit. Kryeministri e cilesoi si thelbesore punen e ushtareve te reparteve ushtarake ne pastrimin e zones se mbushur me predha, duke shprehur respekt dhe mbeshtetje maksimale per kete pune, e cila mund te rrezikonte edhe jeten e vete atyre. Ne te njejten kohe, ai ka shprehur maksimalisht shpresen se zona e Gerdecit do te jete se shpejti teresisht nen kontroll dhe e eksplorueshme nga te gjithe.