E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vleresim demeve ne ferma dhe ne druret frutore"

Kryeministri Berisha kerkoi nga ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, qe te ngrinte nje grup pune, i cili do te percaktonte dhe humbjet ne ullinj dhe dru frutore te banoreve te zones ku ndodhi tragjedia. Sipas Berishes, pas ketij evidentimi te gjitha familjet qe u jane demtuar ullinjte dhe druret frutore do te kompensohen financiarisht per to. Kryeministri kerkoi qe bazuar ne fotot ajrore, ekipet e vleresimit te bejne vleresimin e ullinjve dhe te drureve frutore, te cilet bejne pjese ne pronen e familjeve te demtuara. "Fatmiresisht ne disponojme fotografite dixhitale te zones se si ka qene me pare dhe ne baze te ketyre fotografive ne do te perllogarisim edhe humbjet ne ullinj dhe drure frutore", deklaroi Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Po keshtu, kreu i qeverise theksoi se keto fotografi kishin qene te dobishme edhe per evidentimin e fermave bujqesore ne zone dhe theksoi se qeveria kishte demshperblyer shkaterrimin e 34 prej tyre. Nga ana tjeter, ne fondin e pergjithshem te demshperblimit u llogariten edhe humbjet e 25 bagetive ne zone, po keshtu edhe te shpendeve qe gjendeshin ne pronesi te banoreve te zones. Ministria e Bujqesise kishte vendosur cmime te parapercaktuara per cdo lloj kategorie te kafsheve shtepiake, te cilat u demtuan nga shperthimet ne Gerdec si pasoje e shperthimit ne fabriken e cmontimit te predhave.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›