Pergjaken rruget 4 te vdekur dhe 3 te plagosur ne dy aksidente
Tre të vdekur dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti në aksin kombëtar Peqin - Elbasan. Agim Salliu 40 vjeç dhe Bernarda Dibra 18 vjeçe gjetën vdekjen e menjëhershme pas aksidentit ndërsa më vonë në spital ndërroi jetë edhe 22 vjeçari Alban Hokja.
• Aksident tragjik në Krujë, vdesin 3 fëmijë
Aksidenti ndodhi pranë komisariatit të Peqinit, ku të dyja automjetet e përfshira ishin me targa të huaja dhe duke lëvizur me shpejtësi të madhe përballë njëra tjetrës.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur rëndë edhe Arjola Balla 19 vjeçe, Klodian Greca 28 vjeç dhe Sanie Salliu 52 vjeçe të gjithë nga fshatrat e Peqinit.
Nga hetimet e para rezultoi se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëviznin të dyja automjetet.
Ndërsa në aksin Tepelene – Gjirokastër sërish ka ndodhur një aksident me vdekje. Diamanta Merko 57 vjec humbi jetën pranë Urës së Leklit kur po tentonte te kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe u përplas për vdekje nga një automjet tip "Hyndai", me targa TR 1781 T, i drejtuar nga Kosta Lapa nga Saranda, por me banim në Tiranë.
Viktima qe sapo kishte zbritur nga nje fugon kishte perdore edhe nipin e saj 9 vjecar i cili shpëtoi mrekullisht pasi mundi te hidhej ne anen tjeter te rruges.
Ky është aksidenti i shtatë i rëndë i shënuar gjatë këtij viti në qarkun e Gjirokastrës,si pasojë e të cilëve kanë humbur jetën 13 persona.
B.Dybeli/ I.Xhaferri