E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj: S`do ketë ndërprerje të energjisë për festat

Ministria e Ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës ka marrë të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të qytetarëve në festat e fundvitit.

Në një konferencë për shtyp zëvendësministri i METE-s Sokol Dervishaj i garantoi qytetarët se janë marrë të gjitha masat për të furnizuar pa ndërprerje me energji elektrike. Sipas tij të dyja kompanitë si KESH-i ashtu edhe OSSH-ja janë në gadishëmri të plotë për festat e fundvitit. 

Gjithashtu Dervishaj theksoi se është një hartuar edhe një plan masash për përballimin e ngarkesës duke theksuar se METE gjithashtu është në kontakt të vazhdueshëm edhe me CEZ-in.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›