E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 2011 çmimi i naftës nuk e kalon 100 dollarë

Gjatë vitit 2011 çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar nuk do t`i kalojë 100 dollarët për fuçi. Parashikimi vjen nga ministri kuvajtian i Naftës, Shaiku Ahmad Abdullah Al-Ahmad Al-Sabah.

Sabah tha se këtë vit çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u luhat midis 70 dhe 80 dollarëve për fuçi, çka nuk ishte ndonjë lëkundje e madhe. Ky çmim mund të pranohet nga prodhuesit dhe konsumatorët, tha ministri.

Ai e quajti "të drejtë" çmimin e tanishëm, nga OPEC i cili do të ruajë vëllimin e prodhimit të naftës me 24.84 milionë fuçi në ditë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›