E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Furnizimi me energji elektrike dhe kontrata me CEZ e papranueshme

Tirane, 12 dhjetor, NOA – Ne kuader te Forumit Akademik me teme “Vleresimi Ligjor i Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike te Biznesit” i mbajtur nga Konfindustria ne bashkepunim me Universitetin e Tirana Bisnes kane shprehur shqetesimin ne rritje te biznesit per cilesine e furnizimit me energji elektrike nga CEZ Shperndarje. Ballafaqimi akademik u zhvillua ne vazhdimesi te nismes, qe Konfindustria ka ndermarre prej mbi 1 vit me pare per domosdoshmerine e permiresimit te kontrates se furnizimit me energji elektrike per bizneset.

Nje veprim i tille behet veçanerisht i domosdoshem ne kushtet kur sistemi i shperndarjes se energjise elektrike ne Shqiperi ka kaluar ne pronesi private ne kushte te pastra monopoli duke filluar nga viti 2009.

Sipas Konfindustrise nderkohe, per nje periudhe 3 vjeçare eshte zgjidhur garantimi i sasise se furnizimit me energji elektrike, ka shqetesime te shumta per cilesine e furnizimit ku permendet: niveli, luhatjet e tensionit, nderprerjet e shpeshta dhe te papritura, etj. Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Konfindustria per kostot ekonomike te shkaktuara nga cilesia e furnizmit me energji elektrike del, se ne 10 mujorin e pare te vitit 2010 per sektorin industrial demi i perllogaritur ne lende te para, procese teknologjike, makineri dhe pajisje te demtuara si dhe koha e shpenzuar tejkalon shifren prej 23 milion euro.

“Nese kihet parasysh, se studimi eshte shtrire vetem ne 8 sektore dhe vleresojme, qe demet shtrihen edhe sektore te tjere industriale, bujqesore, ne biznesin e vogel si dhe ne konsumatoret familjare del, se kemi te bejme me kosto me shifra mjaft te renda per ekonomine kombetare. Nderkohe mbeshtetur ne kontraten ne fuqi bizneset jane krejtesisht te pambrojtur me furnizuesin e energjise elektrike CEZ Shperndarje”, tha administratori i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku.

Perfaqesuesit e botes akademike vleresuan dhe arsyetuan, se termat ligjore me te rendesishem te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike per Bizneset nuk jane ne perputhje jo vetem me standartet e vendeve te zhvilluara te BE-se, por edhe me vete legjislacionin shqiptar ne fuqi.

Sipas tyre duhet detyrimisht te permiresohet Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike nga Enti Rregullator i Energjise per te dhene mundesine ligjore ne mbartjen e detyrueshme te kostove financiare shtese te krijuara per industrite e bizneset nga demet per shkak te cilesise se furnizimit me energji elektrike drejt dhenesit te furnizimit ne kete rast CEZ/Shperndarje.

Perfaqesuesit e ERE-s mbeshteten ne parim shqetesimet e Konfindustrise dhe arsyetimet e akademikeve dhe theksuan, se ka filluar procesi pergatitor i permiresimit te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike.

Gjendja e furnizimit me energji elektrike dhe kontrata ne fuqi u pranua nga te gjithe se eshte e papranueshme, andaj ne forum u kerkua bashkepunim me Konfindustrine dhe boten akademike me qellim arritjen e standarteve te vendeve te BE-se ne miratimin e Kontrates se re.

mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›