E Diel, 1 Nëntor 2026

“Korruspioni sistematik“, një sfidë e frikshme në epokën e globalizmit

Ne nje interviste te fundit per gazeten qeveritare ruse “Rosiskaja gazeta”, shefja lokale e Transparency International, Jelena Panfilova, pershkroi se si me “nje pohim pothuaj te padukshem me koke” te nje zyrtari ne nje darke ne nje restorant te Moskes, nje kompani e madhe mori kontrate luksoze shteterore, ndersa vajza e zyrtarit “fitoi nje burse” per te studiuar falas ne Universitetin e Oksfordit.

Ky mund te duket nje rast i izoluar i korrupsionit. Por, ne te vertete, eshte rast i dukshem i nje rrjeti te lidhjeve informale dhe raporteve qe ekspertet kane ne mendje, kur ata flasin per “korrupsionin sistematik”.

Ekspertet e korrupsionit vleresojne se 40- 60 shtete ne tere boten vuajne nga korrupsioni sistematik, duke renditur ish-shtetet sovjetike deri te vendet si Afganistani, Pakistani dhe shumica e Afrikes nen-sahariane.

Korrupsioni sistematik kalon neper institucionet shteterore, nga maja kah fundi dhe eshte thelbesisht i natyres politike. Kristof Stefs nga Universiteti i Kolorados, qe ka studiuar korrupsionin ne ish-shtetet sovjetike, tha se korrupsioni sistematik eshte i ndryshem nga nocionet tradicionale.

“I keni tere keto rrjete, ku ne thelb korrupsioni eshte ngjites qe i mban bashke keto rrjete joformale, keto struktura te trasheguara. Keshtu, qe korrupsioni mund te jete nje shprehje e institucioneve joformale qe iu kundervihet institucioneve formale te demokracise”, tha Stefs.

Ai theksoi se korrupsioni eshte mundesia e materialeve komprometuese; eshte nje ngjites i persosur per ndertimin dhe mirembajtjen e ketyre rrjeteve joformale.

Disa analiste argumentojne se rreziqe te njejta po rriten edhe ne shtetet perendimore, te cilat tradicionalisht kane pasur mekanizma per te penguar shembujt e izoluar qe te leshojne rrenje ne sistem.

Xhanine Uedel eshte profesoreshe ne Universitetin e Xhorxh Mejsonit dhe autore e librit “Elita ne hije: Si fuqite e reja po minojne demokracine, qeverine dhe tregun e lire”. Ajo pershkruan se kjo “elite ne hije” ne SHBA dhe demokracite tjera, po luajne role te shumefishta ne politike, media, grupe te avokimit dhe biznes.

“Ata e kane agjenden e tyre, edhe pse ata punojne kryesisht ne emer, ose shfaqen sikur po punojne, ne emer te nje organizate, apo organizatave te shumefishta. Ata jane me pak transparente dhe japin me pak llogari, sesa fuqite e se kaluares. Tash jemi ne nje epoke me te rrezikshme sesa qe kemi qene ne historine e shtetit modern”, theksoi Uedel.

Dinamika e globalizimit dhe teknologjise informative ne dekadat e fundit i ka hapur dyert, permes te cilave praktikat korruptive perhapen nga shteti ne shtet.

Serfs tha se Rusia, qe eshte nje nga “shtetet e korruptuara sistematike“ me te fuqishme ekonomike dhe politike, paraqiti nje shembull te mire:

“Per Rusine, ka shume gjera per t’u thene, natyrisht, kur krimi i organizuar deperton ne biznese ne tere boten dhe kthehet ne nje makine per pastrim parash dhe sjell nje etike tjeter te biznesit ne keto kompani”.

Megjithate, Daniel Kaufman nga Instituti Brukings, i cili ka sherbyer edhe si drejtor per qeverisje dhe antikorrupsion ne Banken Boterore, tha se kompanite e tilla thjesht po vazhdojne praktikat e demshme historike perendimore, qe kane pasur efekt te demshem ne Afrike, Azi dhe vende tjera.

“Ne fund te dites, ndikimi me i madh i korrupsionit ne nje shtet, eshte vendor. Nganjehere ka tendence ekzagjerimi te ndikimit te huaj me qellim qe te largohet faji diku tjeter”, tha Kaufman.

Luftimi i korrupsionit sistematik eshte shume me veshtire te luftohet, sesa praktikat individuale.

Ne te vertete, ekspertet thone se regjimi i korrupsionit sistematik shpeshhere maskon, apo madje edhe zgjeron korrupsionin e tij duke mbajtur “fushata anti-korrupsioni”, qe thjesht lekundin personelin ne rrjetet e korruptuara, por pa i prekur vete rrjetet.

Slogani i Kaufmanit eshte “nuk luftohet korrupsioni duke luftuar korrupsionin”.

“Nuk luftohet korrupsioni duke luftuar korrupsionin - me nje fushate tjeter, nje komision tjeter anti-korrupsion, me nje ligj tjeter. Ne thelb, kerkohet nje ristrukturim i sistemit, reforma madhore te institucioneve, ndryshim te udheheqesise”, tha Kaufman.

Kaufman perqendroi vemendjen drejt “sfidave me te veshtira” te kapjes se elites kleptokrate.

Nje problem ne çrrenjosjen e korrupsionit sistematik eshte se kerkohet nje vullnet i madh politik vendor. Nje nga format mund te jete shfaqja e ndonje figure si Mihajl Gorbaçov, i cili ben progres politik brenda sistemit, por kerkon ta ndryshoje ate ne thelb, pasi qe te vije ne pushtet.

Por, siç tregoi edhe rasti i Gorbaçovit, figurave te tilla shpesh iu mungon pushteti per te çuar ambiciet deri ne fund.

Mberthimi i perhapjes se korrupsionit sistematik eshte nje detyre e frikshme. Per Stefs megjithate, eshte inkurajuese perfshirja aktive e organizatave nderkombetare nga OKB-ja e deri tek Organizata per Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik, e deri te G20 dhe Bashkimi Evropian.

“Lufta ne fakt po vazhdon”, tha ai, dhe sugjeroi qe Gjykata Nderkombetare Kriminale te marre persiper rastet e medha te korrupsionit global. /RFE/

Foto: Harta e paraqitur nga Transparency International per vitin 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›