E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet flasin mbi ecurinë e procesit të certifikimit të pajisjeve fiskale dhe pajisjes së tatimpaguesve me to

Tirane, 10 Dhjetor 2010 NOA - Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, u shpreh sot e gatshme te ofroje ndihmen e saj te kualifikuar per te gjithe tatimpaguesit, per te realizuar perfundimisht kete proces, i cili eshte i pakthyeshem dhe ofron nje standart bashkekohor ne marredheniet e Administrates tatimore me te gjithe tatimpaguesit.

Kurse beri te ditur se Administrata Tatimore ne plotesim te detyrimit ligjor per te informuar tatimpaguesit rikujton edhe nje here subjektet e biznesit te vogel se afatet e percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 781 date 14.11.2007, per instalimin e paisjeve fiskale, nuk kane ndryshuar.

Data 31 Dhjetor 2010 eshte afati i fundit, brenda te cilit tatimpaguesit qe kane detyrim ligjor te perdorin pajisje fiskale per regjistrimin e pagesave me para ne dore dhe te leshojne ne menyre te detyrueshme kuponin tatimor, duhet te instalojne pajisjet fiskale.

Gjithashtu, ne baze te Ligjit nr. Nr. 10 354, date 18.11.2010, te gjithe tatimpaguesit, te cilet kane detyrimin per instalimin e pajisjeve fiskale dhe kane bere pagesen e blerjes se pajisjes se pare fiskale deri ne daten 28.2.2011 nga “Shoqerite e autorizuara sipas kontrates perkatese”, iu rimbursohet pagesa deri ne ne shumen 44 000 (dyzet e kater mije) leke.

Edhe bizneseve qe operojne ne fushen e transportit, percaktuar ne shtojcen 5 te ketij ligji, dhe qe kane detyrimin per t’u pajisur me taksimeter, i rimbursohet pagesa e bere per blerjen e taksimetrit, sipas kontrates perkatese, deri ne shumen 30 000 (tridhjete mije) leke. Ne baze te ketij Ligji, rimbursimi kryhet ne çastin e pageses se kestit/kesteve pasardhes/pasardhese te takses se biznesit te vogel.

Administrata tatimore i kujton nepermjet ketij komunikimi edhe nje here te gjithe tatimpaguesve te regjistruar ne biznesin e Madh ne te gjithe Shqiperine si dhe ne biznesin e vogel, qe ushtrojne veprimtari ne bashkite Tirane, Durres, Vlore, Gjirokaster, Fier, Lushnje, Berat, Sarande, Korce, Pogradec, Elbasan, Shkoder dhe Lezhe si dhe ne komunat Shengjin, Golem, Rashbull, Orikum, Himare dhe Ksamil se afati i detyrueshem per instalimin e pajisjeve fisakle ka perfunduar.

Te gjithe tatimpaguesit, per te kontraktuar dhe instaluar pajisjet fiskale duhet te drejtohen vetem ne shoqerite e autorizuara per shperndarjen dhe asistencen teknike te tyre, te cilat jane AED, BNT, IVA ELEKTRONIK, dhe CKV NOKI ALBANIA.

Ne linkun Pajisje Fiskale, ne faqen zyrtare te internetit te Administrates Tatimore, tatimpaguesit mund te gjejne te publikuar informacion mbi kontaktet dhe adresat e shoqerive te autorizuara si edhe listen e pajisjeve fiskale per cdo shoqeri, te certifikuara nga Komisioni i Ministrise se Financave.

Deri tani jane instaluar 26 454 pajisje fiskale, nderkohe qe strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Sektori Task Force i Drejtorise se Hetimit, dhe Drejtorite e Verifikimit ne terren ne Drejtorite Rajonale Tatimore, vazhdojne kontrollet dhe verifikimet per evidentimin e subjekteve qe nuk jane pajisur me pajisje fiskale. Gjate periudhes 10 mujore jane verifikuar me shume se 19000 subjekte nga te cilat jane evidentuar 6387 subjekte per te cilat jane vendosur gjoba per mospajisje me pajisje fiskale me vlere 424.830.000 leke.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›