E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me kryeministrin kroat Sanader: Se shpejti takohemi ne NATO

Nga takimi i sotem, Topalli-Sanader

Tiranë, 4 mars 15:02 NOA - Në një kohë kur mbetet vetëm një muaj nga samiti i NATO-s, ku Kroacia dhe Shqipëria pritet të përjetojnë ngjarjen e madhe historike të anëtarësimit në Aleancën e Veriut, Kryetarja e Kuvendit, e shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e komisionit ad-hoc për NATO-n, Ferdiant Xhaferri dhe Pandeli Majko gjendet në Kroaci e ftuar nga Kryetari i Parlamentit Luka Bebiç.

Kjo vizitë e Kryetares së Kuvendit vjen në një moment kyç kur parlamentet e 26 vendeve anëtare të NATO-s, kanë përmbyllur në një kohë rekord ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë. 

Gjatë vizitës së saj në Zagreb, Kryetarja e Kuvendit, u prit në selinë e Qeverisë nga Kryeministri Ivo Sanader. 

Një arritje historike për Kroacinë dhe Shqipërinë e cilësoi Kryeministri Sanader Samitin e ardhshëm të NATO-s, ku pritet edhe anëtarësimi i dy vendeve në Aleancën e Veriut.

Është një moment kulmor në historinë tonë, tha Sanader.

Besoj se ne do të kapërcejmë së shpejti problemet e momentit dhe do të festojmë së bashku 60 vjetorin e NATO-s dhe anëtarësimin tonë me të drejta të plota në këtë aleancë. Pas kësaj arritjeje, do të jetë edhe më e lehtë rruga drejt Bashkimit Evropian.

“Delegacionet e Kroacisë dhe Shqipërisë do të jenë bashkë në Strasburg dhe Kelh, tha Kryetarja e Kuvendit. Bashkëpunimi ynë pas kësaj ngjarje të jashtëzakonshme do të kalojë në një stad të ri dhe ndihemi shumë mirë që do të jemi partnerë në sfidat e reja

të sigurisë rajonale, por edhe globale”.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›