E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, alarm i rreme per bombe ne ambasadën shqiptare

Alarme për bombë në Itali, duke përfshirë edhe ambasadën shqiptare që ndodhet në Romë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në selinë diplomatike shqiptare është gjetur një pako e dyshimtë.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e eksplozivit, të cilët kanë analizuar pakon dhe pasi e kanë hapur kanë gjetur në të vetëm një kalendar.

Kështu, alarmi është tërhequr, por autoritetet policore italiane po hetojnë për identifikimin e autorëve që kanë dërguar pakon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›