Gjermani: Hetohet helmimi i mundshëm i disidentëve rusë

Zyra e prokurorit publik të Gjermanisë ka konfirmuar se po heton helmimin e mundshëm të dy disidentëve rusë që jetojnë në Berlin.
Revista e përjavshme gjermane “Fokus” ka raportuar se mjekët kanë hasur një nivel jashtëzakonisht të lartë të merkurit në gjak te Viktor Kalashnikov, një ish kolonel sovjetik i KGB-së dhe te gruaja e tij, Marina.
Që të dy kanë pasur probleme shëndetësore, të cilat kanë bërë që të kërkojnë ndihmën mjekësore.
Ata kanë punuar si gazetarë të lirë në ekzil që nga fundi i vitit 1990, duke publikuar artikuj me kritika të ashpra ndaj Kremlinit.