Festat, rriten kërkesat për gjelat e detit

Rriten kërkesat për mbretin e darkës së fundvitit. Tregtarët shprehen se kërkesat tashmë ditët e fundit janë rritur shumë por megjithatë çmimi vazhdon që të jetë me 8 mije lekë kg.
Sipas tregtarëve çmimi ka ndryshuar vetëm më një mijë lekë, çmim me të cilin tregtoheshin gjelat e detit sapo dolën në treg.
Qytetarët ankohen se çmimet janë të larta dhe shumë të vështira për t`i përballuar. E megjithatë përsëri interesi dhe tradita vazhdojnë që të mbizotërojnë.
Tashmë mbeten edhe 5 ditë prej darkës së ndërrimit të viteve e megjithatë përgatitjet duket se kanë filluar me anë të blerjeve të para.